Rrëzohet teza e Ramës për “modelin shqiptar të koalicioneve”, Bylykbashi tregon se në cilin shtet të BE përdoret ky model

Përfaqësuesi i PD në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi us hpreh në një konferencë shtypi se, e
gjithë përpjekja e Ramës është që të ndryshojë rregullat e lojës duke futur një koalicion për të penguar opzitën e bashkuar. Bylykbashi tha se, opozita do ta çojë deri ne fund këtë betejë dhe zgedhjet e ardhshme do t’i fitojë.

“Koalicioni me listë të përbërë që është marrë nga Italia dhe sot është në fuqi në Itali. Keni degjuar Edi Ramen që thotë se nuk ekziston askund në Europë modeli shqiptar dhe se si do të tërhiqet, nëse ka një vend që e aplikon.

Ne 2003 këtë model e miratuam me konsensus. Ne 2017, Italia miratoi ligjin Rosato, që aplikohet për zgjedhjet për parlamentin italian kaolicionin me listë të përbërë, siç e kemi sot. Kjo edhe për të gjitha zgjedhjet në nivel rajonal apo nivel bashkie në Itali.

Ligji Rosato dhe Ligji Tatarellla aplikohet si me votim te mbyllur, dhe me votim të hapur. Kjo rrezon tezën e Edi Ramës se për shkak se hapet lista, duhen hequr koalicionet. Eshtë një model që është përdorur në Francë, në Belgjikë. Koalicioni me liste të përbërë është në fuqi në Itali, një nga vendet demokratike të BE”, u shpreh Bylykbashi.

1 6

Artikulli paraprakFaturat e rënda të arbitrazhit, PD: Korrupsioni i Edi Ramës vetëm me 2 çështje të humbura u kushton shqiptarëve 153 milionë euro
Artikulli tjetërAsnjë tentativë e Edi Ramës nuk do të ndalë fundin politik të kësaj maxhorance në 25 prill dhe fitoren e opozitës në zgjedhje