Ka hyrë në ditën e tretë protesta e qytetarëve në Tiranë, të cilët kërkojnë drejtësi për Klodian Rashën, të riun e ekzekutuar nga policia tre ditë më parë.
Duket se numri i protestuesve është rritur dhe sipas raportimeve ka filluar edhe përplasja e qytetarëve me policinë.
Një numër i madh protestuesish janë mbledhur përpara kryeministrisë, ku që në fillim të tubimit ka patur një agravim të situatës.
Të rinjtë e mbledhur janë shpërndarë pas përdorimit të gazit lotsjellës, për të gjetur një rast të volitshëm për tu rigrupuar sërish.