Nga XHULJO MARAJ
Përgjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve të vitit 2013, kreu i PS, tashmë kryeministër i vendit, me sloganin e premtim- mashtrimit të “RILINDJES”, u premtoi shqiptarëve, por edhe banorëve të Zharrzës, ndalimin e krimit, të rrënimit të shtëpivë të tyre nga firma “BANKERS” që shfrytëzon pasuritë nëntoksore të Shqipërisë. “Do ndalojmë menjëherë këtë katastrofë, madje dhe do të kthejmë në pasuri kombëtare, në shtetërore sërish edhe këtë pasuri Kombëtare”. Këtë premtim e shënojnë në memorje gjithë shqiptarët, por dhe vlonjatët nga “RILINDJA”. Por, edhe sot e kësaj dite pas atyre premtimeve, me tam-tame, banorët e këtyre anëve janë në tmerrin e pafund, me shtëpitë e tyre të rrënuara, mbetur nëpër udhët e premtimeve të mbetur udhëve. Se mos vetëm këto. Është shënuar fortë premtimi në memorjen e shqiptarëve, madje dhe të vlonjatëve i fushatës zgjedhore 2013- 2017: “Lungomarja”, ende e mbetur në “kalandat greke”, si dhe pretmimi për asfaltimin e rrugës së Lumit të Vlorës. Edhe vlonjatëve, qeveria aktuale u ka premtuar disa herë se kjo: “Rrugë do të niste qysh në vitin 2014”! “Rruga do të nis në vjeshtë”, “Do të nis në prill”, “Në maj”… e kushedi sa premtime u janë bërë për nisjen e kësaj rruge nga: deputetët, kordinatorët, qeveritarët, por edhe nga vet Kryeministri, janë të pa numurta dhe të pa përgjegjshme… Por, premtimeve duket se u doli edhe boja.
Ishte vet Kryeministri ditën e premte, në Qishëbardhë, datë 24 shkurt nën tingujt e këngës, i pritur e përcjellë:
Ish e premte a jo ditë,
Labërisë ç’i panë sytë,
Kryeministri me hordhitë,
I preu rrugës shirit…
Shumë banorë të këtyre anëve, të ardhur nga gjithë anët e kazasë, pritën nën brohoritje kryeministrin, nën tingujt e muzikës dhe tam-tameve. Përballë tij, podiumit, mikrofonit: gjëmonin mjetet mekanike, punonin për “shtatë palë qejfe”, ndanë rrugës së Qishëbardhës, duke hapur rrugën, kanalet dhe shtruar me mejte disa metra rrugë, nën okularin e kamerave të televizoneve dhe fansave të ndezura…
Njerëzit i thanë: “Aferim”! E “mbajti” llafin kryeministri. “Atij i ka lezet fjala, dhe detit i ka lezet vala”, tha një fjalëmbajtës, i cili kishte shënuar thënien e kryeministrit, përpara mikrofonit. “Aferim”, thanë gjithë ata që e panë dhe ngritën dolli për Rilindjen! Edhe vet kryeministri tha në fjalën e tij se: tashmë shpëtoi nga “mallkimet e vlonjatëve në FB”. Madje ai tha se: Më gjeni ndonjë me “emrin Durim në Vlorë”?. Përballë tyre dhe në sinkron, tabori që shoqëronte kryeministrin me gërshërë në dorë, jo duke prerë shiritin, por duke nisur puna me tam-tame për këtë rrugë duartrokitën.
Pra, ditën e premte, datë 24 shkurt ora 11:00, banorët e këtyre anëve thanë: “Erdhi më në fund dita edhe për ne! Erdhi dita dhe rruga e premtuar nisi”! U mbushën sheshet me këngë e valle.
Por, kanë kaluar ditë dhe sot ditën e hënë, e martë me diell, mjetet rrinë në sy të diellit, qysh nga ai moment, nga ajo ditë, mjetet e punës rrinë pa bërë një metër rrugë.
Pra, e gjithë kjo rezultoi në një fasadë fushatë e mashtrim-serisë nga Rilindja! Mjetet e punës qysh sa iku kryeministri, nuk kanë bërë asgjë. Edhe kjo rrugë, e cila u tha prej kryeministrit në ironitë e tij se: “Nuk jemi si ata që i lanë rrugët rrugëve”, rezultoi më shumë se një mashtrim i radhës. Duke e kapërcyer edhe sloganin e tij. Rruga sa nisi, (pa nisur) mbeti rrugës!
Gjithë banorët dhe kalimtarët e shohin këtë si mashtrimin elektoral të ditës me diell të kryeministrit. Edhe nga fotot e ditës së sotme, të fiksuara, atje ku mbajti tubimin madhështor kryeministri, asnjë mjet pune nuk punon.
Kënga e djeshme, ndan rrugës, ku mbajti fjalimin kryeministri ia thoshte:
Ish e premte ajo ditë,
Sherishtës ç’i panë syt…
I’a thoshin dje me oi, oi- disa banorë ndanë rrugës…
Duhet dhe dukeshin të ishin Rilindas, thanë disa kalimtarë që mbajtën këmbët dhe shqyen sytë!…