Doza kanabisi por dhe heroine janë gjetur në ambientet e paraburgimit në Durrës paraditen e djeshme, por nuk dihet se kush është autori. Policia e Durrësit informon se rreth orës 09:30 minuta në ambientet e brendshme të paraburgimit janë gjetur një sasi prej 110.5 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit kanabis sativa dhe 4.5 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit heroinë.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” parashikuar në nenin 283/1 të Kodit Penal.