Kryeministri Edi Rama ishte paraditen e sotme në disa fshatra të dëmtuar nga termeti në Fushë-Mamurras. Mesazhi i tij ishte i qartë se “kush është regjistruar deri më tani do ti ndërtohet shtëpia e re, të tjerët nuk do perfitojnë”. Sipas Ramës, ka shumë që duan të abuzojnë dhe po i shembin vete shtëpitë.
Por Kryeministri si gjithnjë nuk i kurseu batutat me banorët.
Teksa një burrë në moshë i shpjegonte se kanë marrë çadër por janë ngushtë se janë dy kurorë brenda, Rama i thotë djalit të familjes me humor “mos luaj shumë natën dhe nëse do dil në fushë…”
Pjesë nga bashkëbisedimi
Rama: Po nuk e keni sistemu çadrën?
Kryefamiljari: Andej çuni këndej nana me babën…se jemi dy familje. I kemi vendos dyshekët për t’i ndarë çadrën.
Rama: Mure për t’u ndarë një çadër…hej Zot!
Kryefamiljari: Luan natën ky (djali)
Djali: Prej hallit…
Rama: Ca halli mo. Hej Zot, po dil në fushë.
Djali: Sa u fejova ra termeti.
Rama: Termet jashtë termet brenda. Nga gëzimi që ke shpëtu luan gjithë natën…
/abcnews.al