Sadiku tek Legia Warszawa

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku vetëm dy ditë më parë deklaronte se ishte pranë marrëveshjes me Panathinakos në Greqi. Ndërsa, dje mediat zvicerane raportonin se e ardhmja e Armando Sadikut mund të jetë krejtësisht ndryshe dhe në një kampionat tjetër. Sipas gazetës ‘Blick’, Sadiku ka arritur marrëveshje parimore me skuadrën polake, Legia Warszawa.
Sezonin e fundit Legia e mbylli sezonin si fituese e kampionatit, edhe pse i bëri një fillim shumë të keq nën drejtimin e Besnik Hasit. Tani mbetet të mësohet se cila është e vërteta në këtë pikë të merkatos për futbollistin shqiptar, i cili e ka të qartë se nuk dëshiron më të vazhdojë në radhët e klubit të Zurichut.
Ndërkohë, Shkodran Mustafi do të ketë konkurencë të fortë tek Arsenali. Sipas tabloidit britanike, “The Sun”, menaxheri i Arsenalit, edhe Arsenali ka hyrë në garë për mbrojtësin e Southampton, Virgil van Dijk. Arsen Wenger ka shfaqur interesim për qendërmbrojtësin e Southampton, Virgil van Dijk.
Ky është një lajm i keq për qendërmbrojtësin shqiptar, Shkodran Mustafi, i cili sezonin e kaluar ishte i pa konkurrencë te ekipi londinez. Reprezentuesi i Holandës ka shkëlqyer në sezonin e fundit në Premierligë, derisa ka zgjuar interesimin e disa skuadrave, përcjell “Express”. Përveç Arsenalit, Virgil van Dijk, kërkohet edhe nga Liverpool, Chelsea dhe Manchester City. Mbetet të shihet se cili ekip do ta transferoj holandezin, apo nuk do të largohet fare nga Southampton.

Exit mobile version