Samir Tahiri sërish para gjykatës? Gazetarja: Po kryhen hetime për një dosje tjetër ndaj ish-ministrit

Gazetarja Anila Hoxha tha se po kryhet një hetim tjetër ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Samiri Tahiri.Pas rezultateve të disa bankave, ka nisur një hetim për një dosje tjetër ndaj tij dhe mund të merret në pyetje nga prokuroria e Posaçme.

“Kur bëhet fjalë për çështje që SPAK do t’i ruajë sekret, arrin t’i ruajë, kur bëhet fjalë… rrëshqasin ndoshta me dashje. Lefter Koka, ne e kemi marrë vesh personalisht nga njerëz të politikës që nesër do të ndodhë diçka, Vangjush Dako, e kemi marrë vesh nga njerëz të poltikës,kjo nuk është standart e një prokurorie që ne presim.

Ministrat janë të rëndësishëm kur kalojnë portën e asaj prokurorie. Janë denoncuar 65 kryetarë dhe ish kryetarë bashkie, 13 të pandehur, 34 është vendosur mos fillimi, pra nuk ka vepër penale. Nga llogartitë e mis del që 18 kryebashkiakë të tjerë dhe ndonjëri prej tyre edhe ish kryebashkiak, shumë pak, vijojnë të jenë nën hetim në SPAK, për dy prej tyre mund të ketë rezultate, nuk mund ta themi kush. Rezultat tjetër i Spak është hetimet që po bëhen ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi i kallëzuar nga një deputet dhe një qytetar, po hetohet nga Spak për fshehje të ardhurave dhe pastrim parash. Hetimi tjetër shumë i rëndësishëm dhe mund të sjellë sërish në dyert e SPAK dhe këtë e them se janë kthyer përgjigje nga bankat është ndaj ish ministrit të Brendshëm Sahiri Tahiri, po kryhen hetime për një dosje tjetër, janë kthyer përgjigje nga bankat për llogari, transferta, do të kërkohet pyetja e tij nga prokurorët e posaçëm të SPAK, këto janë të dhëna jo zyrtare por të konfirmuara me përjashtim të statistikave për kryebashkiakët, tha Hoxha.

Kujtojmë se më 2 qershor 2023, Saimir Tahiri la burgun, për të vazhduar dënimin në “arrest shtëpie”, sipas vendimit të Gjykatës së Elbasanit.

Me kërkesë të prokurorit të çështjes Mustafa Turku, gjyqtarja Matilda Fetahu shpalli vendimin për të liruar Tahirin.

Për ish-ministrin ishin dy ekspertiza mjeko-ligjore që arsyetonin se përse ai nuk mund të qëndronte në burg për pjesën e mbetur të dënimit.

Gazetarja Anila Hoxha mësoi se në njërën prej tyre, thuhej se Tahiri ka probleme shëndetësore. Ndërsa në akt-ekspertizën e dytë, shpjegohet se bashkëshortja e ish-ministrit nuk është në gjendje të mirë shëndetësore dhe për pasojë, nuk ka kush të kujdeset për fëmijët.

Tahiri u dënua me 3 vjet e katër muaj burg për akuzën e shpërdorimit të detyrës, pasi gjatë kohës në krye të dikasterit të rendit, Habilajt kultivuan kanabis sativa.

Por, për të ulur dënimin dhe për të fituar lirinë, Tahiri futi në lojë të gjitha kartat. Në dhjetor të vitit 2022 SPAK-u, shërbimi i provës dhe i burgosuri VIP iu drejtuan Gjykatës së Elbasanit.

Një kleçkë procedurale atëherë e bindi Saimir Tahirin se deri në datën 4 shkurt 2022 kur u vendos që ai të shkonte në qeli, koha po ecte për të si për një të dënuar nën shërbim prove.

Ish-ministri i tha Gjykatës së Elbasanit se SPAK harroi të nxirrte një urdhër të ekzekutimit të dënimit pavarësisht se ai u paraqit pranë shërbimit të provës.

Shërbimi i provës këmbëngulte se ish-zyrtari u paraqit vetëm njëherë dhe u refuzua pasi prokuroria nuk kishte sjellë urdhër. SPAK insistoi se vendimi nuk ishte i formës së prerë dhe nuk kishte shkak ligjor pse të nxirrte urdhër ekzekutimi.

Exit mobile version