Urimi i veçantë i Lulzim Bashës: Pa gra të forta, nuk ka Shqipëri të fortë

Kreu i PD, Lulzim Basha, ka zgjedhur një urim të veçantë për gratë dhe nënat me rastin e 8 Marsit.

Në një postim në rrjetin social facebook, ai ka shpërndarë një video me gratë demokrate.

“Mirënjohje për gratë, për nënat dhe motrat, falë sakrificës së të cilave jeta njerëzore bëhet më e bukur. Kontributi më i madh për gratë dhe vajzat është t’u japim mundësi të shpalosin potencialin e tyre.” – shkruan Basha.

“Një grua e fortë, e pavarur dhe e lumtur është garancia për një familje dhe shoqëri të shëndetshme.” – vijon më tej ai.

“Të dashura zonja, kurrë mos e harroni fuqinë dhe vlerën tuaj. Ju jeni burimi i frymëzimit, dashurisë dhe forcës në shoqëri.
Gëzuar 8 Marsin!” – përfundon Basha.

Exit mobile version