Samiti i Diasporës/ “Propagandë, në 4 vite nuk është bërë asgjë për votën e emigrantëve”, Bakalli: Fjalët e Ramës, premtime boshe

Përfaqësuesi i Lëvizjes “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” për Kanadanë, Nador Bakalli, përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë në studion e News24 ka komentuar samitin e Diasporës të mbajtur në Shqipëri së fundmi.

Duke iu kthyer fjalëve të kryeministrit Rama në samitin e parë të Diasporës, Bakalli u shpreh se 4 vite më vonë nuk është bërë asgjë për votën e shqiptarëve të Diasporës.

Sipas tij edhe në samitin e fundit që u mbajt në Tiranë, të cilin ai e quajti “samit propagande”, u thanë të njëjtat premtime, që sipas tij janë “thjesht për të shpëlarë gojën”.

Ai shtoi se samiti dhe pozitat e Shqipërisë sot në aspektin turistik nuk mund të përmenden si suksese të qeverisë në një kohë kur ende ka shqiptarë që largohen nga vendime gomone.

“I kthehem fjalëve të Ramës në këto samite që thoshte se vota e diasporës do të bëhet, por ja ku jemi sot, 4 vite nga samiti i parë dhe nuk ka asnjë hap para drejt kësaj rruge. Edhe te ky samit dëgjova të njëjtat premtime, por janë thjesht për të shpëlarë gojën.

Nuk shoh asnjë ndryshim mes këtij samiti dhe të tjerëve. E shoh si një demagogji të kryeministrit. Ne që vijmë nga diaspora numërohemi si turistë të huaj që përmend zotëria. Të përmendësh samitin dhe faktin ku ndodhet Shqipëria sot, ky nuk është sukses i qeverisë dhe as mund të konsiderohet sukës kur ka ende njerëz që ikin me gomone.

Nuk janë vetëm remitancat ato që ndihmojnë vendin, por që kjo të ndodhë duhen produkte substanciale dhe jo samite propagande me butafori, këngë e valle dhe trajta folklorike dhe jo substanciale”, u shpreh ai mes të tjerash.

Exit mobile version