Anëtarja e kryesisë së Partisë Demokratike, Taulanda Jupi, në vazhdën e takimeve me gra dhe vajza demokrate, është ndalur në qytetin e Beratit.
“Sa më shumë gra e vajza në përfaqësimin tonë politikë, për t’i shërbyer një projekti të ri që Partia Demokratike do të përbrendësojë në alternativën e saj.” – shkruan Jupi në një postim në rrjetin social facebook.
Më poshtë i plotë reagimi i zonjës Jupi:
“Faleminderit me zemër!
Të mirat zonja të Beratit, si ky qytet që di të hapë dyert e veta shekullore ndaj gjithkujt, më hapën sot zemrën dhe folëm gjatë e shtruar.
Gratë dhe vajzat demokrate kanë vullnetin dhe vetëdijen se ashtu si çdo strukturë tjetër e partisë duhet të rikonceptojë marrdhënien me qytetarët shqiptarë në një dialog të hapur dhe të sinqertë, ashtu edhe organizata e gruas duhet të shndërrohet në një forum të hapur e komunikues me gratë dhe vajzat, pjesën më vitale të shoqërisë sonë.
Sa më shumë gra e vajza në përfaqësimin tonë politikë, për t’i shërbyer një projekti të ri që Partia Demokratike do të përbrendësojë në alternativën e saj.
Në foto së bashku me kryetaren e Degës së Beratit Florenca Meco , nënkryetaret Liljana Bica e Monika Qosja dhe zonja të nderuara qëndrestare dhe kontributore të Partisë Demokratike.”