Sasi të reja droge nga Shqipëria në Greqi

Policia greke njoftoi për një tjetër sasi të madhe droge të futur nga Shqipëria. Sipas policisë greke në njërin rast lënda narkotike ishte fshehur në gomën rezervë të një automjeti, ndërsa në rastin tjetër dhjetëra kilogramë marijuanë u gjetën në pjesën e pasme të një automjeti.
Në Janinë u kapën dy shqiptarë 27 dhe 30 vjeç. Ata transportonin me makinë 210 kg kanabis sativa. Kanabisi u sekuestrua gjatë një aksioni të antidrogës greke, pas informacioneve të marra në rrugë operative. Lënda narkotike ishte e mbështjellë me letër natriban.
Dy ditë më parë, Policia greke sekuestroi 136 kg drogë në dy operacione. Sipas burimeve, policia sekuestroi 120 kg drogë dhe vuri në pranga një shqiptar, i cili e kishte fshehur drogën në makinë. Pas informacioneve të marra, policia greke ka ndjekur një makinë që vinte nga kufiri me Shqipërinë. Pas ndjekjes dhe kapjes së mjetit në aksin Janinë-Antirio, në vendin e quajtur Kompoti, Artë, policia gjeti gjatë kontrollit të mjetit 27 pako me 119 kg 300 gram marijuanë, ndërsa në pranga vendosi drejtuesin shqiptar rreth 29 vjeç. Sipas policisë greke, mjeti ishte ngarkuar në kufirin e gjelbër të Janinës. Makina rezulton të jetë marrë me qera nga një grek 40 vjeç, i cili është shpallur në kërkim.
Ndërkohë gjatë ditës së dielë, policia greke ka ndjekur një tjetër makinë, e cila vinte nga kufiri me Shqipërinë. Pas kontrollit në Eleusa të Janinës, policia greke gjeti 2 çanta me 14 pako që përmbanin 36 kg 750 gram marijuanë, ndërsa në pranga ra drejtuesi i mjetit, një shtetas grek rreth 45 vjeç.Para tre ditësh policia greke sekuestroi dje 3.6 kg heroinë, 25.5 kg marijuanë dhe 130 gram kokainë të futur nga Shqipëria dhe vuri në pranga tre shetas shqiptarë. Mediat greke bëjnë të ditur se janë tre shqiptarët e arrestuar nga policia greke në kuadër të një operacioni anti-drogë. Në pranga kanë rënë 3 shqiptarë në Egaleo.

Exit mobile version