Sekuestrohen llogaritë bankare 300 mijë euro të një gruaje në Vlorë

 

Policia e Vlorës ka bllokuar dy llogari bankare të një 57-vjeçareje në Vlorë, pasi dyshohet se janë përfituar nga veprimtari kriminale. Shuma totale e sekuestruar është 298.324 euro dhe janë të depozituara në llogaritë në emrin e shtetases me iniciale T.B, banuesë në Vlorë. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Mësohet se 57-vjeçarja nuk ka asnjë biznes privat apo aktivitet tjetër që të justifikojë shumën e derdhur në bankë. Ajo ka treguar në polici se lekët ja ka sjellë i biri, i cili ndodhet jashtë shtetit.
Nga burime konfidenciale të Policisë së Vlorës mësohet se, shumat e parave janë transferuar nga një bankë e huaj nga djali i 57-vjeçares. Policia dyshon se, paratë janë produkt nga aktiviteti kriminal i të birit. Policia dhe Prokuroria kanë regjistruar procedimin penal për pastrim parash.

Artikulli paraprakVjen refuzimi i parë amerikan për Ramën
Artikulli tjetërTrafiku klandestinëve drejt Greqisë, 1 milion euro fitimi i grupit shqiptar