Serbi, dhjetramijёra serbё kundёr presidentit Vuҁiҁ

Demonstratat nuk po reshtin – ishte e shtuna e dhjetё nё radhё qё demonstruesit protestuan nё 40 qytete tё Serbisё kundёr presidentit Aleksandar Vuҁiҁ. Qёllimet e demonstratёve megjithatё mbeten jo konkrete.
Nёn moton “njё ndёr pesё milionё” demonstruesit kёrkojnё media tё lira dhe kushte korrekte pёr zgjedhjet. Pavarёsishst kёtyre kёrkesave objektivat politike tё demonstruesve edhe dy muaj e gjysmё pas protestave mbeten jo tё qarta. Spektri i partive qё i mbёshtesin ato pёrfshin grupimet nga e majta deri tek e djathta ekstreme. Motoja e protestave i referohet njё deklarimi tё presidentit, sipas tё cilit ai nuk do t’u pёrgjigjej kёrkesave tё demonstruesve edhe sikur ato tё vinin nga pesё milionё qytetarё. Serbia ka shtatё milionё banorё.
Shkas pёr protestat u bё sulmi ndaj njё politikani tё opozitёs
Kundёr qeverisё sё Vuҁiҁit tё shtunёn (09.02) u protestua edhe nё qytetet Kragujevaҁ, Pirot, Prokuplje, Gornji Milanovaҁ, Bela Crkva dhe Boljevaҁ, njofton portali “danas.rs”. Demonstrata e parё kundёr Vuҁiҁit u zhvillua mё 8 dhjetor duke marrё shkas nga sulmi brutal ndaj njё politikani tё majtё opozitar nёntorin e kaluar nё jug tё vendit. Dorasit deri mё sot nuk janё identifikuar. Protestat i iniciuan pas kёsaj organizatat e shoqёrisё civile dhe aleanca pёr Serbinё, njё shoqatё e pёrbёrё nga njё duzinё partishё opozitare me orientime tё ndryshme politike. Ato e akuzojnё Vuҁiҁin, se i ka mbyllur gojёn medias dhe
shoqёrisё civile.
Vuҁiҁ, i cili nga utranacionalist ёshtё shndёrruar nё pro-europian, i hedh poshtё akuzat. Ai ka nisur fushatёn “E ardhmja e Serbisё”, pёrmes sё cilёs nё mbarё vendin do tё promovojё sukseset e tij politike. Vёzhguesit mendojnё, se Vuҁiҁ me kёtё synon tё pёrgatisё zgjedhje tё parakohshme.
Opozita e pёrҁarё
Presidenti disa herё ka pёrsёritur, se si “lёshim” ndaj demonstruesve ai mund tё afrojё afatin e zgjedhjeve nё pranverё sivjet, tё cilat nё fakt duhet tё zhvillohen nё vitin 2020. Sipas anketimeve ai do tё dilte fitues nga kёto zgjedhje. Partia e tij SNS dominon skenёn politike. Opozita ёshtё e pёrҁarё. Kёtё javё opozita kёrcёnoi me bojkotimin e zgjedhjeve, nё rast se Vuҁiҁ nuk u pёrgjigjet kёrkesave tё tyre pёr zgjedhje tё lira dhe korrekte.

Exit mobile version