Serena Williams eliminohet nga Rio 2016

Serena Williams u jep lamtumirën përpara kohe Lojërave Olimpike Rio 2016-të. Pas Novak Djokoviç në kategorinë e meshkujve edhe favoritja kryesore për të fituar medaljen e artë në tenisin e femrave u eliminua nga olimpiada. Numri 1 i botës në renditjen e WTA u mposht në 2 sete nga 21-vjeçarja ukrainase Elina Svitolina që avancoi kështu në fazën çerekfinale. Pasi u eliminua përpara disa ditësh në lojën dyshe, ku Serena garonte në çift së bashku me motrën e saj të madhe Venus, 34-vjeçarja pësoi një tjetër disfatë këtë herë akoma edhe më shokuese. Merr fund ëndrra e Serena Williams për të fituar një tjetër medalje të artë në lojën teke në një olimpiadë pas asaj në Londër 2012.

Exit mobile version