Felps në histori, fiton medaljen e 21 të artë

Michael Phelps arriti të lërë sërish shenjën e tij në histori, këtë herë si më i madhi i të gjithë kohërave duke fituar në garën e 200 metrave stili flutur dhe në stafetën 4 x 200 për meshkuj, për t’i bërë 21 medalje në total të arta në olimpiada, duke parakaluar madje dhe Spitz. Në garën e tij të preferuar, ku u bë i njohur që 15 vjeç, 200 metra stil flutur, Phelps arriti të fitojë medaljen e artë duke mbajtur pas japonezin Masato Sakai, që u rendit i dyti me katër të qindtat më pak se amerikani, që arriti të triumfojë gjithashtu dhe në stafetën e 4 x 200 për meshkuj bashkë me skuadrën amerikane që mori medaljen e artë përpara Anglisë, ndërsa vetëm bronz për Japoninë. Në garën e slalomit me kanoa, arriti të triumfojë francezi Denis Gargaraud, që fitoi me kohën e 94.17 sekonda duke qenë i parë sportist në këtë disiplinë që arrin të thyejë dominimin 20-vjeçar të bashkëkombasit të tij Estanguet dhe sllovakut, Martikan që kishin fituar arin rregullisht që prej Atlanta 1996.
Medalja e argjendtë në këtë garë u mor ndërkohë nga sllovaku Benus, ndërsa i treti u rendit japonezi Haneda. Duke qëndruar në sportet ujore, në garën e kërcimit të sinkronizuar nga trampolina 10-metërshe fitorja shkoi për kinezet Chen dhe Liu që morën arin përpara dyshes sllovene dhe asaj kanadeze, ndërsa në 25 metra pistoletë grekia Anna Korakaki mori medaljen e artë, e dyta për të në olimpiadë, pas bronzit të Londrës. Në judon e femrave, në peshën 63 kilogram fitorja shkoi për sllovenen Trstenjak, ndërsa argjendi u fitua nga francezja Agbengenour. Po në judo, por për meshkuj, në peshën 81 kilogram medalja e artë u fitua nga rusi Khasan Khalmurzaev që mundi në finale Travis Stevens të SHBA me ippon duke marrë arin në pjesëmarrjen e tij të parë olimpike.

Exit mobile version