Shefi i Krimeve të Rënda në Dibër shpërndante lekë në këmbim të votave

Admir Trupja, shefi i Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë Dibër, shpërndante lekë në këmbim të votave me një automjet 6 vendesh ngjyrë gri. Trupja dyshohet se para disa javësh ka marrë 28 mijë euro në këmbim të një sasie droge. Bashkëshortja e Trupjes është zyrtare e Bashkisë Dibër dhe anëtare e shtabit elektoral socialist. PD i bëri thirrje Prokurorisë të ndalojë në flagrancë shtetasin Trupja. PD i bën thirrje qytetarëve të bëjnë arrestimin qytetar të Admir Trupjes dhe të konfiskonte paratë e drogës, me të cilat po kryente krimin elektoral.
Partia Demokratike i ka kërkuar Prokurorisë të nisë menjëherë procedimin penal për këtë grup të strukturuar kriminal të kallëzuar nga Partia Demokratike që nga data 1 shtator. Partia Demokratike i siguron qytetarët e Dibrës se nuk do të lejojë me asnjë çmim tjetërsimin e vullnetit të tyre nga bandat e Edi Ramës. “Vota është e shenjtë. Asnjë presion, asnjë kriminel me mbrojtje shtetërore nuk do ta ndalë dot vullnetin e dibranëve”.
Emisioni investigativ “STOP” denoncoi pak ditë më parë  blerjen e votës në Dibër. Në shkëmbim  të votës jepej ndihmë ekonomike për 485 persona më shumë se muaji i kaluar në Maqellarë. Vetëm pas shkarkimit të ish kryebashkiakut Shukri Xhelili më 13 maj dhe vetëm në Maqellarë, në listën e ndihmës ekonomike janë shtuar në total 485 familje. Në muajin mars, periudhë kur kryetar i bashkisë ka qenë Shukri Xhelili, numri total i familjeve që kanë marrë ndihmë ekonomike vetëm për zonën e Maqellarës 1075 familje. Por në muaj në vijim, e konkretisht  në gusht, lista e personave me ndihmë ekonomike është shtuar me 485 familje plus, çka dëshmon për përpjekjet e Ramës për të vjedhur me çdo kusht votat e dibranëve.

A.Shahini

Exit mobile version