Fotot, si masakroi banda e Ramës komisionerët e PD në qendrat e votimit

Zgjedhjet në Dibër u zhvilluan nën terror nga bandat e PS që mbroheshin nga policia. Kreu i Departamentit për Politikën e Jashtme në Partinë Demokratike, Kreshnik Çollaku, ka publikuar në Facebook disa foto të komisionarëve të dhunuar në Dibër. Çollaku shkruan se, komisionerët e PD janë rrahur gjatë ditës së djeshme në qendrën e votimit në Kastriot të Dibrës. “Zgjedhje të lira e të ndershme në Dibër !?!? Ja çfarë kanë hequr komisionerë të PD në Kastriot Dibër gjatë ditës së djeshme në qendrat e votimit!”, shkruan Çollaku. Banditët përveçse shpërndanë paratë e krimit duke blerë votat, ushtruan edhe dhunë e terror tek komisionerët e djathtë. Komisionerët e PD në Kastriot të Dibrës u dhunuan barbarisht në qendrat e votimit të dielën nën hundën e policisë. Banditët e angazhuar nga Rama për blerjen e votave u futën në qendrën e votimit në Kastriot dhe masakruan tre komisionerët e PD për t’i detyruar që të manipulojnë votat.
Tre komisionerë të PD kanë përfunduar në spital si pasojë e dhunës barbare, njeri prej të cilëve ishte në gjendjke kome. Në fotot e shpërndara në rrjetet sociale duken tre komisionerët e masakruar me plagë të rënda si pasojë e dhunës së ushtruar gjatë kryerjes së detyrës në komisionin e votimeve.  Përgjatë gjithë natës së shtunë, bandat shpërndanë para dhe miell në familjet e varfëra dibrane në këmbim të votës. Paratë për blerjen e votave u shpërndanë në prezencë të policisë, madje vetë shefi i Krimeve në Dibër ndau para tek zgjedhësit që të votonin kandidatin e majtë. Policia në vend që të ndërhynte për të ndaluar këtë masakër zgjedhore, bashkëpunoi me banditët.  Prej një muaji, Dibra ndodhej nën terrorin e bandave për blerjen e votave.
Rama angazhoi në fushatën e kandidatit të PS edhe njerëzit e tij të inkriminuar. Njëri ndër ta ishte edhe ish-deputeti i PS, Arben Ndoka, i cili u detyrua të dorëzojë mandatin e deputetit për shkak se ishte dënuar në Itali për trafiqe dhe prostitucion. Ndoka u shfaq të dielën edhe në qendrat e votimit duke u bërë presion zgjedhësve që të votojnë kandidatin e majtë.
Rreth Ndokës ishin bashkuar edhe mjaft banditë të tjerë, të dënuar në Itali dhe vendin tonë për krime të rënda dhe trafiqe. Partia Demokratike ka denoncuar publikisht me dhejtëra raste të përfshirjes së të inkriminuarve në fushatën e kandidatit të PS si dhe të blerjes së votës me para dhe duke shpërndarë miell me makinat shtetërore.

Çmimi i votës nga 50 deri në 100 mijë lekë

Një nga pikat e shpërndarjes së parave ishte farmacia e Nehat Ramës, vëllait të kandidatit socialist Muharrem Rama. Partia Demokratike ka denoncuar ditë më parë se eksponentë të mazhorancës po blejnë votat për kandidatin Muharrem Rama në Dibër. Disa prova të tjera janë bërë dje publike nga emisioni investigativ “Fiks Fare”, që tregon rastet e votimit familjar dhe pazaret që bëhen për çmimin e votës, që varion nga 50 mijë lekë deri në 100 mijë lekë të vjetra. Bashkëpunëtorët e “Fiks Fare” shkuan në farmacinë e vëllait të Muharrem Ramës në Dibër, pasi kishin informacion se jepeshin lekë në këmbim të votës. Gjatë bisedës, vëllai i kandidatit Rama i kërkon qytetarit listën e votuesve që kishte me vete, ndërkohë që në ato momente, aty vjen dhe vëllai tjetër i kandidatit, Nehat Rama. Pas një bisede të shkurtër me të dhe teksa shohin listën, Nehat Rama i kërkon qytetarit që të kthehej pas 15 minutash. “Shkoni tek radiologjia këtu, ose shkoni pini ndonjë kafe ku të doni e pastaj ecni, të bëjmë një konsultë, kush do ua japë. A mirë? Dhjetë minuta a një çerek ore, mirë”, i drejtohet vëllai i kandidatit qytetarit të interesuar për para. Qytetari kthehet pas 15 minutash, ku takon sërish Nehat Ramën, i cili i cakton një takim për të nesërmen në mëngjes. “Do shkosh e takosh Ilir Venecin, mirë atje do shkojsh, do i thuash të çoj Nehati, mirë. Më çoi Nehati i thuaj. Ai të mbaron punë mirë se ai e ka atë zonë”, shprehet vëllai i Muharrem Ramës. Qytetari paraqitet një ditë më vonë dhe gjen një koleg të vëllait të kandidatit, i cili i kishte thënë që të takonte një koordinator të PS-së. Qytetari u takua me koordinatorin e PS-së në rrugë dhe i ka thënë që do e telefononte një person që ka zonën. Por, veç bisedave për blerjen e votës me shtabin elektoral dhe të afërmit e kandidatit, “Fiks Fare” bisedoi edhe me banorë në zona të ndryshme të Bashkisë Dibër. “Familje shumë të varfra, ose pa nivel, shiten për 10-20 mijë lekë të vjetra, ose një torbë miell”, rrëfen një nga banorët e Sllovës. Një banor tjetër tregon se PS ka ofruar edhe 5 mijë lekë të reja për votë. Nga ana tjetër, “Fiks Fare” solli edhe atmosferën e ditës së zgjedhjeve, kur në disa raste në fshatra të Dibrës nuk mungoi votimi kolektiv. Emisioni transmetoi disa raste në fshatrat Sllovë, Rrënxë dhe Muhur, ku 2-3 veta votojnë bashkë, ndërkohë që vëzhguesit thonë se gruaja bën çfarë i thotë burri, duke e cilësuar këtë veprim si diçka e zakonshme.

Exit mobile version