Shehaj: Oligarkët, një organizatë kriminale e qeverisë që po vjedh pasuritë publike

Ish-deputeti i PD Agron Shehaj i ftuar në rubrikën “Opinion” në “Neës 24” u shpreh se beson se negociatat nuk do të hapen as në qershor. Shehaj u shpreh se rekomandimi nuk është lajm i ri, pasi ka ndodhur edhe më herët, por hapja e negociatave nuk ka ndodhur.

“Nuk është ndonjë gjë e re. Negociatat nuk i hap KE, por vendet anëtare. Unë uroj që Shqipërisë t’i hapen sa më shpejt negociatat. Mirëpo ka vende të cilat fatkeqësisht nuk dua të hapen negociatat me vendin tonë. Fatkeqësisht ka shumë pak mundësi që të hapen negociatat në qershor me Shqipërinë. Për të mos folur pastaj për mashtrimin e Ramës qershorin e kaluar, që tha ‘u hapën’.

Unë kam lexuar The Economist dhe në shkrim thuhej se ka disa arsye se përse nuk hapen negociatat. Arsyeja kryesore është lidhja e politikës me krimin dhe bandat. Janë tre vende që kanë folur qartë se janë kundër hapjes së negociatave e këtu hyn edhe Gjermania. Opozita nuk është kundër hapjes së negociatave, por për fat të keq me këtë qeverisje kjo s’po ndodh.

Në PE vetëm fjalë pozitiv thonë për shkak të mirësisë së tyre ndaj nesh, por se nuk po hapen. Kjo është hera e tretë që rekomandohet hapja e negociatave. Në dy herët e para janë kundërshtuar rekomandimet dhe nuk u hapën.”, deklaroi ish-deputeti Shehaj.

Shehaj theksoi se kjo qeveri po grabit shqiptarët me koncesione rrugësh, që për të janë skandaloze. Ai nënvizoi se Rama dhe të tjerë duhet të ishin sot përpara drejtësisë për korrupsion.

“Nëse marrim rrugën Orikum – Dukat. Kjo rrugë nuk është se është ndonjë rrugë që ka nevojë për ndërtim. Sidoqoftë, qeveria ka shpenzuar 70 milionë euro për 17 kilometër rrugë dhe kjo është për të vjedhur, pasi janë shumë para. E njëjta gjë ndodh edhe me rrugën Milot – Balldren. Janë shpenzuar 250 milionë euro për 17 kilometër rrugë. Ka qenë vetëm 1 kompani dhe nuk kishte as konkurrencë. Procedura ka qenë skandaloze, pa asnjë lloj transparente.

“Me ndërrimin e pushtetit, kur Rama të mos jetë më kryeministër, prokuroria dhe policia do jenë të lira të hetojnë këto skandale. Të çudit sjella e pushtetarëve sot. Sillen sikur nuk do vijë dita që të mos jenë më në pushtet. Sillen sikur nuk do vijë dita që prokuroria dhe policia të ketnë mundësi të hetojnë. Mendojnë se disqet që janë aty nuk do dëgjohen.

Mendojnë se do jenë gjithmonë në pushtet. Kjo siguri u vlen edhe nga fakti që kanë hedhur themelet, sidomos në ekonomi, dhe kanë kapur drejtësinë që i lejon të veprojë kështu, sepse kanë garancinë që nuk do përndiqen.

Skema e vjedhjes është aq e madhe dhe shkeljet janë shumë të mëdha. Mjaftosh të shikosh si veprojnë. Nëse një institucion nuk e ble naftën me çmimin e tregon por disa herë më shrenjtë, nuk ka dyshim që aty ka korrupsion. Mjafton të gërmosh. Unë e zbulova një skandal duke parë regjistrin e kompanive në Delaëare, imagjinoni se çmund të bënin prokuroria dhe policia.

Nëse është vullneti, kapen dhe është e domosdosme që kjo të bëhet. Kjo sepse nuk kemi të bëjmë me një skemë të madhe vjedhjeje dhe korrupsioni, por kemi të bëjmë me ngritjen e një sistemi. Kemi një sistem ku Edi Rama dhe qeveria me një grup oligarkësh kanë kapur gjithë ekonominë.

Jo thjeshtë vetëm përmes koncesioneve, por në gjithë jetën ekonomike. Sot unë mendoj se nuk duhet ti gjykojmë oligarkët si përgjegjes të një vjedhje të caktuar, por mendoj se ata oligarkë që abuzojnë me paratë publike dhe kanë vjedhur përmes koncensioneve, janë një organizatë kriminale. Kemi të bëjmë me një organizatë kriminale ku kemi oligarkët, politikanët dhe administratën që kanë kapur komplet pushtetin ekonomik. Sot oligarkët afër qeverisë janë kthyer në sekserë”- u shpreh Shehaj

Exit mobile version