Me mijëra qytetarët protestuan sot sërish para selisë së kuvendit por jo vetëm kundër qeverisë dhe kërkuan largimin e Kryeministrit Rama dhe krijimin e kushteve për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Kreu i Opozitës Lulzim Basha në fjalën e tij para protestuesve e vuri theksin tek rezistenca e qytetarëve shqiptarë kundër nje qeverisje që kontrollohet nga krimi.
“Nuk ka asnjë shans që populli i bashkuar të lodhet të përçahet e te kthehet në racën e deleve që ke mbyllur në atë kotec, i cili nuk përfaqëson më vullnetin e popullit, tha Basha.
“Ne jemi të bashkuar, ne jemi të vendosur dhe të frymëzuar me frymën e lirisë dhe demokracisë, me frymën e Zotit për të mbrojtur shtëpitë tona, liritë tona dhe të drejtat tona”.
“Nëse nuk ka zgjidhje politike, monopoli i parë që do të shembet është monopoli i dhunës shtetërore, që sot dhunon qytetarët e pafajshëm dhe mbron kriminleët trafikantët e drogës, hajdutët. Bashkë me këtë monolpol do t’i vijë fundi të gjithë monopoleve të tjera në shëndetësi, në miniera, në naftë, në ndërtime dhe tendera publikë”.
“Ndaj mjerë ata oligarkë, mjerë ata shërbëtorë të Edi Ramës, që i kanë bërë llogaritë gabim”, tha Basha duke shtuar se “ora e hakmarrjes popullore po afron”.
“Kurrë më, nuk do të pranojmë një demokraci fasadë, siç nuk pranojmë një parlament fasadë. Zgjidhja politike kërkon bashkimin e të gjithë shqiptarëve të ndershëm, socialistëve të ndershëm për këtë pakt të madh kombëtar, për këtë ndryshim të madh që po vjen, ndryshimin e pandalshëm të shqipërisë si gjithë Europa”.
“I paralajamëroj prerë dhe qartë bashkëpunëtorët e rregjimit kriminal me kostum, me kollare, me atlete, me gojën e dhënë me qera se populli as nuk i harron as nuk ua fal shërbimet ndaj klikës mafioze në pushtet”.
“Ne jemi shpirti i Shqipërisë europiane. Vlerat për të cilat në luftojmë janë vlerat e Europës, vlerat e Amerikës, ndaj përballë kemi armiqtë e betuar të Shqipërisë europiane, ata që u ngritën kundër Shqipërisë në NATO, kemi atë që sulmoi presidentin e SHBA dhe vazhdon ta sulmojë me paratë e pista të drogës dhe korrupsionit”.
“Ai që çoi faqen e zezë, ministrin e trafiqeve në Shtëpinë e Bardhë, ai e di mirë se orët e tij janë të numëruara, ora e Shqipërisë europiane nuk do të ndalet”.