Ish-deputeti i PD, Tritan Shehu në një postim në faqen e tij sociale, Facebook ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama për legalizimin e kanabisit në vend. Pas kapjes së parcelave të shumta në vend me kanabis, dhe pas shumë raporteve që e fusin Shqipërinë në listën e zezë të prodhimnit të kanabisit, ish-deputeti shprehet se thirrja e Ramës për kanabisin mjekësor e ka kthyer vendin në ‘Republikën e kanabisit’
Deklarata e plotë
Thirja e Rames per kanabisin “mjekesor” ri krijoi “Republiken e Kanabisit”!
Ndersa institucionet tona mbajne te fshehura te dhenat alarmante edhe ato italiane!
Po ndodh si me 2016-ten, kur dhe atehere ishim ne prag te zgjedhjeve per te cilat duhen Euro per t’i blere, banda per te mbledhur votat e presion mbi votuesit etj.
Jo shume kohe me pare Kryeministri foli per ligje te reja per te lejuar te ashtu quajturin Kanabisi “mjekesor”, gje qe sic pritej e per te cilen u be dhe sic neve e paralajmeruam qartesisht…vendi sot eshte mbushur perseri me kanabis.
Keshtu Shqiperia mund te quhet rishtazi “Republika e Kanabisit”, sic e quajta me 2016-ten.
Me siperfaqet e mbushura me ate, grupet kriminale qe e kontrollojne e po pasurohen, terrorizimin qe u behet qytetareve te thjeshte, vrasjet qe jane bere te zakoneshme, pikerisht duke pasur ne thelb kete veprimtari kriminale etj etj.
Dhe si ahere gjithecka u parapri nga fabulat ne 3 D te “Kanabisit mjekesor”, te cilat te konvertuara ne realitet nuk jane gje tjeter per vendin tone vecse “kanabizimi” i Shqiperise e sundimi i droges, krimit, degradimi i rinise, rrenimi i demokracise se bashku me procesin zgjedhor!
“Cuditerisht” kete vit nuk po behen publike as te dhenat e fluturimeve te “Guardia di Finanzia” italiane te filluara prej qershorit e qe kane identifikuar siperfaqe shume te medhe te kultivuara, por qe asnje nuk e di ne se u shkaterruan nga Policia shqiptare, apo u korren nga grupet kriminale, duke bere legjitime nje pyetje:
Pse Shteti shqiptar nuk ka bere e nuk ben transparente as keto te dhena si vitet e mepareshme, cfare fshihet mbas kesaj heshtje!?