“Shëndetësia falas”, i sëmuri me tuberkuloz i merr ilaçet në Kosovë

KOMISIONI I SHENDETESISE - Ministri i Shendetesise Ilir Beqaj, duke folur gjate nje mbledhje te Komisionit Parlamentar te Shendetesise, ku eshte diskutuar per shkurtimet e personelit shendetesor ne spitale, buxhetin e vitit 2016 dhe paketen fiskale./r/n/r/nHEALTH COMMITEE - Health Minister Ilir Beqaj, speaks during a session of Labour, Social Issues and Health Parliamentary Committee.

Indrit Karaj është një qytetar i cili ankohet në “Stop” se është prekur nga tuberkulozi, por endet se nuk gjen ilaçe. Nga Kamza e kanë drejtuar në Sanatorium, por atje nuk ka ilaçe.
-Indrit pse i je drejtuar emisionit “Stop”?
I jam drejtuar sepse kam qenë i shtruar para një muaji me ftohje të vjetër turbekulozi. Kam marrë kurimin për dy muaj. Tani paraqitem pranë dispancerisë Kamëz dhe më thonë që nuk ka ilaçe. Më pas i jam drejtuar Sanatoriumit. Kam shkuar atje dhe nuk më kanë kthyer asnjë përgjigje. Kjo kurë nuk duhet të ndërpritet asnjë ditë dhe tani unë kam një javë që nuk kam kurim.
-Prej sa kohësh vuan nga turbekulozi?
Është hera e dytë, kam qenë i shtruar në Greqi, ku kam lënë kurën përgjysmë dhe tani më ka kapur këtu. Erdha u shtrova në spital, më pas më nxorën nga spitali. Tani nuk ka ilaçe.
-Sa ilaçe janë?
Janë dhjetë kokrra.
-Këto dhjetë kokrrat mungojnë?
Po! Më kanë thënë që të shkoj t’i marr në Prizren. Ku ta di unë tani…ndoshta as në Prizren nuk mi japin!
-Nesër të kanë thënë që të pret shefi i spitalit Sauk tek Sanatoriumi?
Kështu më thanë…
Atëherë do të ikim bashkë..
Faleminderit!
Më pas, gazetarja e “Stop” bashkë më Indrit Karajn u drejtuan drejt spitalit të Sanatoriumit në Sauk, ku kanë takuar atje drejtorin e këtij spitali, Kapisyzi dhe mjeken përgjegjëse. Ata thonë se është faji i ligjit të prokurimit dhe ilaçet gjenden në Prizren.
-Po! Si për mua? Çfarë është?
Meqenëse ju jeni drejtor i këtij spitali, duam të dimë vetëm pse ka mungesa ilaçi, për të sëmurët me turbekuloz?
Ka mungesë sepse ligji i prokurorimeve nuk e krijon të bëhet blerje direkte dhe problemi është në Ministrinë e Shëndetësisë.
-Unë këtu kam një djalë, i cili vuan nga turbekulozi, si do t’ia bëjë ky djalë?
Ne e kemi lënë që për këto raste, kemi bashkëpunim me dispancerinë e Prizrenit, që do shkojnë t’i marrin aty ilaçet.
-Kur?
Të shkojnë familjarët t’i marrin, kështu e kemi lënë.
-Mund t’i marrin direkt pa i hapur probleme?
Po me shkresën tonë mund t’i marrin.
-Keni çuar shkresë ju?
Po!
-Kur është bërë kjo marrëveshje?
Ka kohë, shkojnë njerëzit deri sa të vijnë ilaçet nga jashtë.
-Kur do të vijnë ilaçet nga jashtë?
Kanë një kohë ato rreth dy ose tre muaj. Lekët janë, nuk është se mungon buxheti.
Më pas ndërhyn edhe mjekja përgjegjëse e cila shpjegon situatën e mungesës së këtij ilaçi për sëmundjen e turbekulozit.
“Ilaçet për djalin i sigurojmë për momentin nga programi Kombëtar i Kosovës, deri sa të na vijnë medikamentet tona dhe asnjë pacient nuk është pa mjekim, të gjithë shkojnë edhe i marrin atje.
-Djali nuk ka mundësi të shkoj në Prizren..
Do t’ia sigurojmë ne djalit!
-Kur?
Brenda tre ose katër ditëve.
-Po pse nuk është ky ilaç këtu?
Se nuk të lë shteti.
Menjëherë pas ndërhyrjes së “Stop”, pacienti Karaj merr në Kamëz medikamentet nga infermieri i Kamzës Halit Sata. /Tv Klan/

Exit mobile version