Shënim/ Në Serbi protestat rrëzojnë qeverinë, në Shqipëri ‘gjasmeopozita’ kërkon të rrëzojë Bashkinë!

Pas protestave madhështore të studentëve në Serbi, kryeministri i vendit ka dhënë dorëheqjen. Në ditët e fundit me protestuesit u solidarizuan edhe fermerët, të cilët shkuan me traktorët e tyre për të ‘shkulur’ qeverinë autokrate të Presidentit Vuçiç.
Në dallim nga kjo panoramë që vjen nga një vend jo shumë larg nesh, gjasmeopozita jonë nuk proteston kundër qeverisë, por vetëm kundër kryetarit të bashkisë. Edhe kjo në një kohë, kur ai është duke u përballur me Prokurorinë e Posaçme, gjë për të cilën kjo gjasmeopozitë nuk ka kurrfarë merite.
Për të mos folur për atë që të gjithë e dinë, por e ritha edhe dje Tigri i Korrupsionit dhe i Hajdutërisë, që kjo gjasmeopozitë paguhet nga segmente të korrupsionit qeveritar për të goditur rivalët e pushtetit.
Pra, edhe kur protestojnë bëjnë lojën e qeverisë. Përndryshe nuk mund të shpjegohet se pse në gjithë këto kohë nuk zhvilluan asnjë protestë përballë Kryeministrisë apo se ku shkoi e ashtuquajtura mosbindja civile, e cila nga civile u shndërrua në kopile, duke bashkëpunuar me qeverinë./Namir Lapardhaja

Exit mobile version