Sheshi “Skënderbej”, gjenerator kanceri në qendër të kryeqytetit

Sheshi “Skënderbej” është kthyer në një gjenerator kanceri në qendër të Tiranës. Denoncimi është bërë nga ish-Kryeministri Berisha pas mesazheve të dërguar nga qytetarët e Tiranës. Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se, Rama dhe Veliaj vodhën miliona euro për sheshin që kushtoi 17 milionë euro dhe është kthyer në një gjenerator kanceri. Berisha shkruan se, ky shesh ka filluar të prishet para se të hapet mirë. Ish-kryeministri e krahason sheshin e ri me “një mballomë guri apo dysheme të një banjoje të madhe publike në mes të qytetit”.
“Edi Rama dhe Lal Plehu vodhën miliona euro në ndërtimin e sheshit të babëzisë që kushtoi 17 milionë euro! Qytetari dixhital denoncon Edi Ramën dhe Lal Plehun, të cilët kanë vjedhur miliona euro në ndërtimin e sheshit, gjenerator kanceri në qendër të qytetit, sheshit të shëmtisë dhe babëzisë si një mballomë guri apo dysheme e një banjoje të madhe publike në mes të qytetit, sheshi i megakonfliktit të interesit skandaloz, në të cilin përfshihen direkt Rama, Lal Plehu, ndërtuesi, projektuesi”, shkruan Berisha, duke publikuar mesazhin e punonjësit të Bashkisë.
“Mirëdita doktor. Jam një punonjës bashkie, ke shumë të drejtë për sheshin, shiko se sa milionë euro u vodhën nga Rama dhe Lal Eri për rilindjen urbane, sheshi i qytetit shtruar me pllaka guri, i cili akoma pa përfunduar mirë filloi të prishet. E gjithë bashkia flet për këtë vjedhje të madhe dhe të hapur, si dhe për problemet kancerogjene që sheshi krijon me bllokimin e trafikut dhe shumë probleme të tjera. Po kështu, të pafundme janë ankesat nga qytetarët për parkimin e Lal Plehut për këtë po të dërgoj dhe një mesazh që i shkruan një qytetare Lal Erit. Të lutem anonim”, shkruan punonjësi i Bashkisë së Tiranës.
Ka patur edhe mjaft militantë të PS që kanë kundërshtur shndërrimin e sheshit “Skënderbej” në një gjenerator kanceri. Një prej tyre i është drejtuar me një mesazh kreut të Bashkisë, Veliaj, ku i bën të ditur se Sheshi “Skënderbej” nuk i ka pëlqyer fare pas përfundimit të punimeve nga Bashkia. “Përshëndetje z.Erion. Me parkimin që ke bërë te Sheshi “Skënderbej” nuk më ka pëlqyer fare. U futa të parkoj makinën, jo që nuk parkova fare, por ngela 3 orë në rradhë për të parkuar me makinë ndezur. E si përfundim aty u bo një blozë e tmerrshme sa që u bllokuam nga frymëmarrja. Stafi që ke aty ishte skandal!”, shkruan qytetari.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka harxhuar plot 16 milionë euro për pllakat e vendosura në Sheshin “Skënderbej” në qendër të Tiranës. E sikur të mos mjaftonte ky skandal korrupsioni, pllakat e vendosura në shesh janë të thyera. Punimet janë kryer me cilësi shumë të dobët dhe shumë shpejt, pllakat do të dalin jashtë përdorimit për t’u zëvendësuar me të tjera dhe për të harxhuar miliona lekë të tjera nga lekët e taksapaguesve të kryeqytetit.
U lajmërua rreth një vit më parë, që projekti i ri për ndërtimin e këtij sheshi do të zgjaste plot 12 muaj dhe se vlera e tij do të ishte 17 milionë euro. Kur morëm vesh se i gjithë sheshi do t’u dedikohej këmbësorëve dhe do të kishte edhe gjelbërim, menduam se diçka e mirë do të bëhej në këtë qytet, por ky ishte zhgënjimi më i madh i qytetarëve nga Veliaj. Megjithë paratë e harxhuara, metropolit shqiptar i është bërë një masakrim. Ndërtimet që janë kryer në shesh kanë lënë pa fjalë qytetarë që e jetojnë mbi kurrizin e tyre këtë masakër.
Specialistët shprehen se, me Sheshin “Skënderbej” është bërë një masakër e vërtetë, ndërsa 16 milionë eurot e harxhuara nga Bashkia nuk justifikojnë punimet e kryera. Me këto para të harxhuara mund të kryheshin investime jo vetëm për sheshin, por për të gjithë Bulevardin. Tenderi për këtë shesh është bërë vetëm për të mbushur xhepat e Veliajt dhe të miqve të tij. Veliaj rriti taksat dhe falimentoi biznesin, duke mbyllur vende pune dhe këtë e cilëson si një arritje të Bashkisë së Tiranës.
Ceremonia e inaugurimit të Sheshit “Skënderbej” u bë për fushatë elektorale nga Rama dhe Veliaj. Ndonëse ndalohet me ligj përdorimi i parave të taksapaguesve gjatë fushatës elektorale, Rama dhe Veliaj harxhuan plot 2 milionë euro për festën e inaugurimit të Sheshit “Skënderbej”. Vetëm ndriçimi dhe fonia e aktivitetit kushtojë 80 mijë euro, ndërsa çmimi i një ekrani të madh arrin deri në 50 mijë euro.
Inaugurimi i Sheshit “Skënderbej” u la pikërisht në kulmin e fushatës elektorale për të mashtruar popullin se, gjoja Bashkia e Veliajt dhe qeveria e Ramës po investojnë për Tiranën në një kohë që qendra e Tiranës është masakruar ndonëse janë shpërdoruar 16 milionë euro të taksapaguesve të kryeqytetit.

R.POLISI

Exit mobile version