Shkarkohet anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçi, reagon Presidenca: Zero surprizë nga vettingu i Partisë

Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka vendosur të shkarkojë gjyqtarin Besnik Muçi. Ky i fundit e ndoqi vetë seancën.

Muçi është anëtari i Gjykatës Kushtetuese, i emëruar nga Presidenti Meta pak ditë më parë.

“Subjekti ka cenuar besimin e publikut”, tha relatori i çështjes në KPA.

Muçi ka qenë prej disa vitesh prokuror i Krimeve të Rënda, ndërsa më 16 tetor u dekretua nga Presidenti Ilir Meta si anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Trupa gjykuese e KPA deklaroi se, Muçi nuk ka justifikuar dot pasurinë.

“Trupi gjykues vendosi të rrëzojë vendimin e KPK dhe të shkarkojë nga detyra Besnik Muçin”, thuhej në vendimin e marrë nga KPA pak minuta më parë.

Reagimi i Presidencës

Presidenca ka reaguar menjëherë pas shkarkimit të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçi.

Në një status në Facebook, zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi shkruan:

ZERO SURPRIZË nga vettingu i Partisë. Pas dështimit të rrëmbimit flagrant të Gjykatës Kushtetuese, rikthehet skenari për bllokimin e këtij institucioni nga të njëjtët aktorë që e bllokuan për tre vjet. TURP! TURP! TURP!

Exit mobile version