Shkencëtarët kanë zbuluar mënyrën si të shërojnë verbërinë

Shkencëtarët e universiteteve Stanford dhe Bar-Ilan kohë më parë kanë publikuar një artikull në revistën shumë të famshme shkencore “Current Biology“

Në publikim flitet mbi zbulimin e pabesueshëm – aftësinë e trurit të njeriut që të integrojë shikimin natyral dhe shikimin artificial derisa përpunon informacionet të cilat janë të domosdoshme për të parë.

ARMD (Degjeneracioni makular, i njohur edhe si degjeneracion i moshës së makulës) sëmundje e syve e cila ka të bëjë me zvogëlimin e kthjelltësisë së shikimit për shkak të qelizave të dëmtuara në pjesën qendrore të retinës.

Pacientët të cilët vuajnë na ARMD-ja zakonisht nuk bëhen tërësisht të verbër, sepse shikimi periferik ende mbetet në funksion. Është e mundshme të ndërtohet retina sintetike në rast të dëmtimit të rëndë të qelizave foto-receptore në retinën natyrale.

Retina artificiale janë të ndërtuara nga elektrodat shumë të vogla, me perimetër më të vogël se qimja e njeriut. Aktivizimi i këtyre elektrodave çon deri te stimulimet elektrike të qelizave të mbijetuara të retinës dhe rezulton me përtëritjen e pjesshme të shikimit.

Pacientët të cilët kanë ARMD-në me retinë artificiale në atë mënyrë do të kombinonin shikimin qendror sintetik të cilin e krijon retina artificiale dhe shikimi normal periferik, i krijuar me sytë e tyre.

Pyetje themelore e cila pason nga kjo është që truri ynë a është i aftë që t’i kombinojë në mënyrë adekuate shikimin artificial dhe atë natyral.

Pikërisht kësaj pyetjeje i janë përgjigjur shkencëtarët nga universitetet e sipërpërmendura të cilët konstatojnë që truri di si t’i kombinojë këto dy lloje të shikimit.

Tamar Arens-Arad, njëri ndër hulumtuesit, ka deklaruar që kanë përdorur sistemin unik të projeksionit i cili nxit ose shikimin natyral, ose shikimin artificial, ose kombinimin e të dyve, njëkohësisht duke detektuar reaksionet kortikale te brejtësit të cilëve u është vendosur implanti i bërë nga qelizat shumë të vogla solare dhe elektroda.

Exit mobile version