Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rrëshen. Sipas burimeve, pronari i një televizioni është vrarë paraditen e sotme nga persona të panjohur për policinë.
Lajmi është bërë i ditur nga burime spitalore të qytetit të Rrëshenit, citon Faxnews, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë.
Sipas tyre, një person ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarri.
Sipas burimeve, Kastriot Reçi është qëlluar për vdekje nga persona ende të paidentifikuar. Të dhënat e para flasin se Reçi është pronari i një mediaje lokale në Mirditë.
Ai ishte pronar i MediaPlus në Rrëshen dhe i një rrjeti kabllor në këtë zonë dhe i një rrjeti kabllor në këtë zonë.
‘Qëndroni sa më larg….. “, çfarë shkruante Kastriot Reçi natën e ndërrimit të viteve
Një javë para ekzekutimit, Kastriot Reçi ka bërë një urim për Vitin e Ri. Ai uron miqtë e tij që të qëndrojnë sa më larg njerëzve të këqinj.
“Miq, Gëzuar Vitin e Ri 2020! Qëndroni sa më larg njerëzve të këqij, mashtrues dhe të pa besë”.
Ndërsa thënia e tij në Facebook ishte:
“Kundërshtarët e mi janëe xhelozë sepse thellë në zemrat e tyre duan të jenë si unë”.
Kastriot Reçi pronar i televizionit “Media plus” u ekzekutua paraditen e sotme, në qendër të qytetit të Rrëshenit.