Shkodra shpërthen me thirrjet “Sali Berisha”

Shkodranët kanë shpërthyer në kor dje duke thirrur emrin e ish Kryeministrit Sali Berisha. Ndërsa nga momenti në moment pritej që të niste ndeshja “Shqipëri-Maqedoni” në stadiumin Loro Boriçi, mijëra tifozë kanë shpërthyer në kor duke thirrurr emrin  e ish-kryeministrit Berisha duke kërkuar kështu që të përzinin nga stadiumi, e qyteti përfaqësuesit e qeverisë të pranishëm për të ndjekur ndeshjen. Kur pritej që formacionet e ekipeve të hynin në fushë për nisjen e ndeshjes, një grup tifozësh nisësh të thërrisnin në kor “Sali Berisha”, e më pas thirrjet përfshinë gjithë tifozët e pranishëm në stadium. Shpërthimi i tifozëve në stadium ishte një përgjigje ndaj pranisë së qeveritarëve aty, ndërsa situata ka sikletosur TVSH, e cila u detyrua të ndërpriste transmetimin drejtpërdrejtë dhe të fuste muzikë. Kjo ngjarje në stadium, erdhi pas një proteste të shkodranëve në rrugët e qytetit, të cilët teksa i drejtoheshin Stadiumit “Loro Boriçi”, mbanin në duart e tyre parrulla të mëdha me mbishkrimin “Rama, larg durt nga Shkodra”. Kjo ishte përgjigjia e shkodranëve ndaj Ramës, si shenjë reagimi për fyerjet e tij ndaj kryebashkiakes Voltana Ademi si dhe diskriminimit të Shkodrës, duke mos i akorduar fonde. Qytetarët shkodranë e kanë të pamundur të harrojnë skenën mes Kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademi disa ditë më parë, kur kreu i Qeverisë i kërkonte Ademit, që të shembte disa ndërtesa pas stadiumit të rikonstruktuar të “Loro Boriçit”. Në prag të ndeshjes së djeshme mes Shqipërisë dhe Maqedonisë në stadiumin e Shkodrës, disa qytetarë kanë dalë në protestë me parulla në duar, duke i kërkuar Kryeministrit Edi Rama që të “mbajë duart larg nga Shkodra”. Kështu shkruhej në mesazhin e tyre, që duket se është një “non grata” për Edi Ramën në Shkodër. Sjellja e tij me kryebashkiaken Ademi dhe veprimi me një gazetar shkodran që e korrigjonte se si të fliste, ka bërë që banorët e qytetit verior të revoltohen dhe të shprehin hapur pakënaqësinë që kanë ndaj Edi Ramës. Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi debatoi pak ditë më parë me Kryeministrin Rama, ndërsa i kërkoi atij që të mos bllokonte më fondet për Bashkinë e Shkodrës, duke zeruar qëllimisht investimet dhe shërbimet ndaj qytetarëve shkodranë. Rama vizitoi pasditen e djeshme Shkodrën, ku u shfaq nervoz dhe arrogant qysh në momentet e para të mbërritjes në qytetet para Stadiumit “Loro Boriçi”. Sapo ka zbritur nga makina, Rama është shfaqur nervoz, ndërsa ka humbur kontrollin kur është takuar me Kryetaren e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, ndërsa i është drejtuar asaj me arrogancë dhe me tone fyese. Rama ka dëbatuar ashpër me kryebashkiaken, duke i thënë prerazi: “Nuk do të marrësh asnjë kokërr leku nga qeveria, pa prishur më parë shtëpitë rreth stadiumit”. Ademi i ka kujtuar Ramës diskriminimin e Bashkisë së Shkodrës dhe mungesën e fondeve, ndërsa i ka kërkuar atij që të bëjë detyrën e tij e të mos i mohojë Shkodrës e shkodranëve të drejtën për investime publike e shërbime. “ Unë mendoj që minimalisht të lexoni letrat që ne ju dërgojmë…minimumin e minimumit të fondeve për Shkodrën”, është shprehur Ademi. Ky diskriminim i Shkodrës  është “hakmarrja” e Ramës ndaj kryeqendrës së Veriut, e cila vazhdon të jetë prej vitesh një bastion i Partisë Demokratike.

Exit mobile version