Shkrumbohen dy lokale në plazhin e Durrësit e Semanit

Një lokal në Durrës është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit. Zjarri u lokalizua nga banorët në lagjen numër 13 plazh, në një bar në pronësi të shtetasit Xh.I. 36 vjeç. Menjëherë drejt vendngjarjes mbërritën dy zjarrfikëse, me anë të së cilave u bë i mundur neutralizimi i flakëve dhe vënia nën kontroll e situatës.
Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, por fatmirësisht jo në njerëz, pavarësisht se objekti ndodhej në një zonë mjaft të populluar, duke rrezikuar dhe ambjente të tjera.
Nga veprimet e para hetimore, policia dyshon se shkak ka qenë një shkëndijë elektrike tek frigoriferi, duke bërë që flakët të përhapen edhe në ambjente të tjera të lokalit.
Një tjetër lokal u përfshi nga flakët pasditen e djeshmme, këtë herë në Seman. Ngjarja ndodhi në bregdetin e Semanit dhe fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Sipas informacionve nga zjarri në bregdetin e Semanit është djegur kuzhina e lokalit. Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit që përfshiu lokalin që ndodhet pranë një zone pyjore. Ndërhyrja në kohë e repartit zjarrfikës bëri të mundur fikjen e zjarrit në lokal.

Exit mobile version