Një sasi tritoli ka shpërthyer gjatë nëtës në një objekt në ndërtimin në qytetin e Vlorës. Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë, ndërsa policia tha se po heton për zbradhjen e ngjarjes.
Vlorë/Informacion paraprak
Në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, në një objekt në ndërtim por që prej vitesh janë ndërprerë punimet, në pronësi të shtetasit D. K., dyshohet se gjatë natës ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.