“Shqiptarët nuk e meritojnë pengmarrjen 7 vjeçare të integrimit”. Bardhi: Edi Rama përgjegjësi i vetëm për refuzimin nga BE

“Shqiptarët nuk e meritojnë pengmarrjen 7 vjeçare të procesit të integrimit nga Edi Rama”. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi: Ai është përgjegjësi i vetëm për refuzimin nga BE

Edi Rama është përgjegjësi i vetëm pse Shqipërisë i refuzohet në mënyrë të persëritur nisja e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian. Etja e tij për pasuri dhe pushtet të paligjshëm, skemat e njëanshme për të ndryshuar vullnetin e shqiptarëve me ligje antidemokratike janë e vetmja pengesë për Shqipërinë në Europë.

Shqiptarët nuk e meritojnë pengmarrjen 7 vjeçare të procesit të integrimit europian nga Edi Rama. Kjo nuk është është çështje e brendshme e asnjë prej vendeve anëtare të BE siç mashtron Edi Rama pas çdo dështimi për të përmbushur kushtet.

Më 25 Prill shqiptarët do të vendosin edhe për të rikthyer Shqipërinë në kursin e reformave të nevojshme që mundësojnë nisjen e shpejtë të bisedimeve dhe antarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Me Edi Ramën, armik i zgjedhjeve dhe i integrimit europian, Shqipëria nuk ka të ardhme! 👇

https://www.facebook.com/gazment.bardhi/videos/10224175760291425

rama 2 1

Artikulli paraprak“Merr para borxh në emër të shqiptarëve dhe i vjedh me inceneratorë e konçensione”. Kraja: Po e çon vendin drejt humnerës fiskale
Artikulli tjetërVOA: Pse Trump mund të fitojë në dy shtetet ku udhëheq Biden që udhëheq votën popullore