Shqiptarët refuzuan t’i japin votën Berishës dhe Metës për të negociuar me SHBA

Zgjedhjet e 14 majit ishin dhe një tentativë referendare e dyshes më të padëshiruar në Shqipëri, Berisha-Meta, që të merrnin një votë referendare ashtu që të negocionin me SHBA. Mirëpo me sa u pa deri tani, kjo votë dështoi të materializohej pasi si Berisha dhe Metaj morrën një votë të madhe kundër si në bojkot edhe në fletët e votimit.

Të poshtëruar dhe të eklipsuar ato mundën t’i dhurojnë Edi Ramës një fitore aq të apstër saqë edhe në bashkinë e Shkodrës rezultati është 20 pikë përpara për socialistët që do të marrin bashkinë më të madhe në veri dhe bastionin e PD. Një ëndërr që kurrë nuk e realizuan asn ë 2019 kur Basha vendosi të tërhiqej nga gara me bekimin e Berishës,

Nëse kjo votë nuk lexohet siç duhet nga njerëzit në PD dhe në opozitë, ka rrezik që gangrena Berisha të marrë në qafë gjithë Shqipërinë ndonëse jo me dhunë. Sfera e tij e influencës është zhdukur ndërsa Partia e Lirisë dhe dyshja Kryemadhi-Metaj duken po aq të poshtëruar sa Berisha.

Kjo është një fitore e shqiptarëve që vendosën mos t’i japin më asnjë shans të shkuarës që i ka persekutuar me retorikën, përgjimet, kërcënimet dhe shantazhet. Ish drejtorët e policisë që gjezdisin në çdo kafene me shantazhe dhe manipulime mediatike nuk mundën t’ia dalin të bindin shqiptarët me kërcënime.

Shkodra, djepi i kulturës, ka vendosur që të bojkotojë pasi kanë dalë për votime 31%.e qytetarëve ndërsa dy vite më parë dolën 43% e votuesve. Kamza vendosi të ndahet nga Sali Berisha dhe Ilir Metaj duke bojkotuar daljen në votime dhe duke ia dhënë socialistit Rakipi.

Këto janë lëvizje tektonike për ata që duan të mendojnë dhe reflektojnë. Shqiptarët nuk duan më të votojnë që vota e tyre të jetë pazari për lirinë me kusht të dyshes Berisha-Metaj.

Exit mobile version