Shqiptari kapet në Itali me 1 kg kokainë në banesë

Në kuadër të operacionit të gjerë antidrogë të policisë italiane të koduar “Montana”, ka përfunduar në pranga edhe një 45-vjeçar shqiptar me iniciale P.E. Atij ju gjet në banesë një sasi prej 1 kg kokainë.
Pasi ndalimit nga policia, ai deklaroi se ishte i pastrehë, por forcat e rendit nuk u ndalën me kaq, duke identifikuar partneren e tij dhe për pasojë, duke kontrolluar më pas banesën.
Në shtëpi, u gjetën 1 kg kokainë me një përqindje të lartë të pastërtisë dhe e ndarë në pako me nga 100 gram secili. Shqiptari është arrestuar në flagrancë për posedim me qëllim për të shitur lëndë narkotike. Ai ka dalë përpara Gjykatës në Romë sot ku është njohur me masën e sigurisë.

Exit mobile version