Shtyhet sërish vendimi për masën e sigurisë ndaj Berishës, ora dhe dita e re

Masa e re e sigurisë ndaj Sali Berishës pritet të vendoset ditën e enjte në orën 15:00.

Prokurorët kërkojnë “arrest shtëpie” për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Pak ditë më parë, Kuvendi autorizoi Prokurorinë e Posaçme për arrestimin e deputetit Sali Berisha, person nën hetim për çështjen e Klubit Sportiv Partizani.

Kuvendi miratoi me 75 vota pro kërkesën e Prokurorisë së Posaçme mbi autorizimin për arrestimin e deputetit Sali Berisha përmes zëvendësimit të masës së sigurimit. Ky vendim erdhi pasi ai nuk respektoi masën e mëparshme për detyrim paraqitje, duke e quajtur atë si antikushtetuese.

Exit mobile version