Si Erdogan ka mundur SuperNATO-n në Turqi

Deep State otoman dhe turk nga ‘800 deri më sot. Penetrimi franko – gjerman. 1947: Shtetet e Bashkuara pagëzojnë Kontrgerilla-n, Gladio-n turke. Duke mundur puçin e korrikut 2016, Sulltani shpartallon Gylenin, njeriun e Uashingtonit. Por nuk është i vetëm në komandim.

Më 3 nëntor 1839 «Ministri i Jashtëm» ottomano Koça Mustafa Reshit Pasha njofton nga Pallati Topkapı një edikt lidhur me riorganizimin e perandorisë (Tanzimât Fermânı) që shpreh dorëzimin e shtetit të trashëgimtarëve të Osmanit. Nis periudha e «reformave». Shteti dobësohet. Deep State forcohet, ndryshon konotacione, oksidentalizohet. Sepse Deep State është një antikorp i gjeneruar nga vetë shteti. Një mbrojtje imunitare që hyn në veprim «kur shteti nuk bën më shtetin», sipas shprehjes së famshme të Gjeneralit Kenan Evren. Dhe në shekullin e XIX-të Deep State ottoman nuk arrin që ta bëjë më shtetin. Të ushtrojë monopolin e forcës. Province të tëra të perandorisë janë jashtë kontrollit. Pakicat kristiane largohen nga sovraniteti i Portës së Lartë dhe hyjnë në sferën e influencës e Mbretërisë së Bashkuar e Rusisë, dy fuqi që në mesin e shekullit të XIX-të janë në gjendje të vendosin fatin e shtetit otoman. Dinamikat e nisura nga edikti i Gülhane fusin në pjesën anadollase Francën dhe Gjermaninë. Fuqi të shtyra nga objektiva strategjikë antietikë me ato të Londrës dhe Shën Petërsburgut. Në rast ndarjeje të territoreve otomane, Parisi dhe Berlini nuk do të fitonin përveçse ndonjë thërrime. Kështu që francezë dhe gjermanë synojnë që të garantojnë mbijetesën e shtetit të trashëgimtravëe të Osmanit. Nisin ta infiltrojnë që të mund ta kontrollojnë. Forcim i Stambollit do të do të thotë dobësim i Anglisë dhe i Rusisë. Me konsensusin e Portës së Lartë, Franca dhe Gjermania – në masë sasiore më të vogël edhe Italia – krijojnë struktura paralele të degëzuara në aparatet otomane. Është në këtë kazan euromasonik që gjenerohen Turqit e Rinj. Aq të dehur nga nacionalizmi francez, sa ta pagëzojnë vetëveten me një francesizëm: Jön Türk. Dhe aq të dehur nga militarizmi teutonik sa ta konsiderojnë veten një lloj krahu të armatosur të Gjermanisë perandorake.
Tri krerët e Turqve të Rinj – Xhemal, Talat dhe Enver Pasha – nuk arrijnë ta rigjenerojnë shtetin ottoman, ama hedhin bazat e Deep State modern turk. Në terma institucionalë. Deep State i xhonturqve quhet Teskilât-i Masusa. Organizatë speciale. Është instrumenti që mundëson masakrimin e armenëve në periudhën 1915 – 1918. Genocid për viktimat. Mbrojtje e integritetit të vendit për xhelatët. Po të marrësh parasysh shtrirjen e masakrave, urdhërat e shkruar janë në thelb inekzistentë. Vetëm dorëzime verbale. Për më tepër, të kryera pa kundërkohë. Bëhet fjalë për një pasazh historik themelor. Sepse Republika e Turqisë nuk është themeluar më 1923. Republika e Turqisë është themeluar më 1915 duke masakruar armenët. Pa masakrimin e tyre, Gazi Mustafa Kemal Atatürk nuk do të mund ta kishte quajtur kurrë «atdheun» si «territor të banuar nga turqit dhe nga kurdët». Dhe nëse divergjencat midis Kemal Pashës dhe Enver Pashës janë të njohur, më pak i njohur është admirimi që themeluesi i Republikës Turke ushqente për Talat Pashën.

Xhelatin e armenëve. «Një gjigand i historisë». Nëqoftëse Mustafa Kemali është themeluesi i shtetit modern turk, Enver Pasha është babai i Deep State turk, i bërë objekt konkurrence gjeopolitike midis Gjermanisë dhe Rusisë. Është në Berlin që Enver Pasha do të strehohet pas dënimit me vdekje. Nga aty do të shkojë në Moskë, ku kërkon të sigurojë mbështetjen e sovjetikëve. Megjithatë, këta të fundit e kanë vendosur tashmë të mbështeten tek më i besueshmi Mustafa Kemal, që qysh nga maji i 1919 kishte vendosur marrëdhënie shumë të thella me Moskën. Edhe – ndoshta mbi të gjitha – në funksion antiEnver. Në fakt, ky i fundit ka një ëndërr: «Të rindërtojë perandorinë e Tamerlanit me Turkestanin kinez dhe atë rus, Kazakistanin, Afganistanin dhe, nëpërmjet Khyber Pass, të marshojë me pas drejt Indisë». Me një efekt anësor mjaft onirik: «Për të realizuar idenë e një perandorie panturanike, me ndihmën e forcave të huaja, Enveri do të duhej të ripushtonte Turqinë, qendrën e botës turanike, dhe të përmbyste Mustafa Kemalin». Është kësaj që i kushtohet midis 1920 dhe marsit të 1921, kur me nënshkrimin e traktatit turko – sovjetik, Moska zgjedh të mbështesë përfundimisht Gaziun. Enveristët mblidhen në Batumi dhe luajnë kartën e dëshpërimit. Enveri tenton të hyjë klandestin në Turqi për ta përmbysur Ataturkun. Sovjetikët e bëjnë projektin të dështojë. Ish triumviri niset atëhere drejt pushtimit të Azisë Qendrore, ku vdes më 4 gusht 1922. Por me të nuk vdes ideja e Deep State e kultivuar me këmbëngulje në 20 vjeçarin e mëparshëm.
Në prillin e 1938 ambasadori gjerman në Ankara, Friedrich Ëilhelm von Keller, kthehet në Berlin për arritje të limitit të moshës. Në vend të tij emërohet Franz von Papen, njohje e vjetër e Ataturkut. Në fundin e 1917, Gaziu dhe ish Kancelari i Republikës së Veimarit kishin luftuar bashkë në frontin e Lindjes së Mesme nën komandën e Gjeneralit Erich von Falkenhayn. Presidenti turk e përbuz, dyshon për qëllimet e tij. kështu që ia refuzon emërimin. Por 7 muaj më vonë, Ataturku vdes. Vetëm 57 vjeç dhe në vigjilje tronditjesh globale që do të kërkonin vendosmërinë e tij të palëkundur në krye të shtetit. Ku nga nëntori i 1938 qëndron shoku i tij besnik İsmet İnonü, që në vitin 1939 është i detyruar më së fundi ta pranojë emërimin e von Papen. Sapo vë këmbën në Ankara, ky i fundit riaktivizon menjëherë rrjetin teutoniko – enverist. I degdisur nga Ataturku në humnerat e një shteti që bënte shtetin. Në shtatorin e 1941 Ministria e Jashtme gjermane fton në Gjermani një ish oficer të lartë të ushtrisë otomane. Takohet me Nënsekretarin Ernst von Ëeizsäcker. Quhet Nuri Pasha. Është kreu i lëvizjes panturanike. Vëllai i tij për babë kishte vdekur 20 vite më parë në tentativën për të restauruar perandorinë timuride. Me kthimin në Ankara, informon për rezultatin e bisedimeve një tjetër lider të lëvizjes. Një farë Abdülkadir. Ishte princ. Do të kishte qenë sulltani i parë ottoman me këtë emër sikur i ati Abdülhamit të mos ishte përmbysur nga vëllai për babë i shokut të tij. Dy vite më vonë, gjermanët e ngrenë stekën. Ata që ftohen në Gjermani janë gjeneralët Hüsnü Erkilet dhe Ali Fuat Erden. Takojnë Hitlerin. Asistojnë në operacione të Frontit Lindor. Deep State nazi – turanist po fiton epërsi, por kolapsi progresiv i Gjermanisë i mundëson İnonü provën e parë të forcës të presidencës së tij. më 1944, i bindur tashmë se gjermanët do ta humbisnin luftën, Presidenti turk e likuidon lëvizjen turaniste. Është në këtë pikë që Deep State bëhet pronësi e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Amerikanët nisit të fusin duart në Deep State turk në vitin 1947, kur 15 oficerë të Forcave të Armatosura dërgohen në Shtetet e Bashkuara për një kurs përgatitor pranë Akademisë së Luftës. Do të qëndrojnë deri më 1949. Njëri prej tyre thirren në Amerikë më 1955 me detyrën e Përfaqësuesit të Shtabit të Përgjithshëm pranë Komitetit të Përhershëm të NATO-s. 3 vite më parë Turqia ishte pranuar në fakt në Aleancën Atlantike. Pasojat janë immediate. Më 6 shtator 1955 deputeti i Partisë Demokratike Mithat Perin zbulon se banesa e Ataturkut në Selanik ka qenë objekt i një sulmi terrorist. Më pas do të zbulohet se ai që ka hedhur bombën në shtëpinë e lindjes së Gaziut ka qenë Oktay Engin, agjent i Mit-it që pas 20 vitesh do të bëhet Nëndrejtor i Përgjithshëm i Sigurisë Publike. Midis 6 dhe 7 shtatorit, 5583 objektiva të lidhura me pakicat greke dhe armene sulmohen njëkohësisht. Nuk bëhet fjalë për një reagim spontan: «Organizatorët e shkatërrimit, të mbështetur nga shteti, kishin përhapur zërin se plaçkitja ishte e lirë, pikërisht për të eksituar plaçkitësit që terrorizuan qytetin dhe e transformuan për 2 ditë në një vend akoma më të tmerrshëm se makthet më të këqia orientale të kristianëve e të perëndimorëve». Ka lindur kështi seksioni turk i SuperNATO-s. Emri i koduar: «Kontrgerilla». Kryeministri Adnan Menderes asiston në lindjen e tij personalisht, duke vëzhguar pogromet nga makina e tij. Ka se për çfarë të gëzohet. Është njeriu i Uashingtonit në Ankara. Ndjek objektivat e të gjithë krerëve të mëdhenj turq: të fitojë pushtetin. Sepse në Turqi qënia në qeveri nuk do të thotë të jesh në pushtet. Kështu që luan kartat e tij. Afron në qershor të 1960 zgjedhjet e parashikuara për vitin 1961. Nuk ka asnjë dyshim për faktin se do t’i stërfitonte dhe se një fitore e tillë do të gjeneronte një pushtet të ri në gjirin e shtetit turk. Planifikon një vizitë në Moskë për në korrik. Është i sigurtë se mund t’i largohet përqafimit të gladiatorëve që i kanë favorizuar ngritjen. Gabohet rëndë. Në vitin 1959 oficeri i lartë turk që ka shërbyer në zyrat e NATO-s në uashington vendoset në Gjermani, ku edukohet me përdorimin e armëve bërthamore. Siguronin promovimin si Kolonel. Kthehet në Turqi. Në orën 5 e 35 minuta të mëngjesit të 27 majit 1960 i gjithë kombi dëgjon nga zëri i tij se «nga mesnata e djeshme, forcat e armatosura turke kanë marrë në dorë qeverisjen e vendit». Emri i tij është Alparslan Türkes.
Grushti i shtetit i 27 majit 1960 fikson parimet themelore e kushtetutës së vendit të Deep State amerikan në Turqi. Lufta politike duhet të jetë e dhunshme dhe radikale, në mënyrë që eventualiteti i një ndërhyrjeje ushtarake të prirur që të rivendosë «rend dhe stabilitet» të jetë gjithmonë e justifikueshme. «Our guys» duhet të jenë në gjendje të kenë fjalën e fundit. Sepse «nëqoftëse kemi ndonjë problem me politikanët, mjafton të thirren ushtarakët dhe e siguronim menjëherë atë që dëshironim».

Liderët më ambiciozë kooptohen, mashtrohen, shpesh në momentin e duhur dhe më pas mbyten në humnerat e shtetit. Në janarin e 1961 Türkes dërgohet «në ekzil» në Indi me një post të ulët në ambasadën turke në Neë Delhi. Kur në shkurtin e 1963 kthehet në Turqi, ka detyrë të saktë për të kryer. Në vitin 1966 – ndërsa një ekonomist i ri nis të «bisedojë» me një predikues që vjen nga Erzurum në Xhaminë e Madhe të lagjes Bornova të İzmirit – zgjidhet në parlament. Më 1969 themelon Partinë e Lëvizjes Nacionaliste (Mhp). I kushtohet ndërtimit të një strukture paralele që në harkun e disa viteve do të arrijë të numërojë mijëra trafikantë droge dhe armësh, vrasës, mafiozë, policë të korruptuar, agjentë shërbimesh sekrete të devijuar, ushtarakë që bëjnë lojë dyfishe. Në zgjedhjet e atij viti, një inxhinier i formuar në Gjermani zgjidhet në parlament si kandidat i pavarur në kolegjin e Konya. Demirel kishte vendosur veton për kandidaturën e tij në Partinë e Drejtësisë të drejtuar prej tij. Quhet Necmettin Erbakan. Disa vite më vonë do të shkojnë në qeveri të gjithë bashkë: Demirel, Türkes, Erbakan. Me socialistin Bülent Ecevit do të formojnë një lloj «bande të Katërshes» allaturke. Qenë të gjithë në korrent të gjithçkaje pa ditur asgjë. Më 28 nëntor 1990, Ecevit do të zbulojë se një ditë Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Semih Sancar kishte shkuar në zyrën e tij për t’i kërkuar financime për «repartin special të luftës» (Özel Harp Dairesi), titulli zyrtar i SuperNATO-s. Ecevit kish mundur të bënte vetëm një pyetje. Më shumë se përgjigja – «Në të njëjtën godinë të ambasadës amerikane» – është relativisht surprizues toni me të cilin Kryeministri bëri pyetjen e tij: «A mund ta di se ku gjendet ky repart?».
Ishte viti 1974, moment kthese në historinë turke e kohëve të fundit. Është në këtë fazë që nis të shkëlqejë ylli i njerëzve të Deep State të kalibrit të Abdullah Çatlı. Në moshë shumë të re, u bë një prej njerëzve më të besuar të Türkes. Atyre që ia bënin të ditur, u përgjigjej se në moshën e tij Sulltan Mehmat Fatihu kishte pushtuar tashmë Konstandinopojën. Gra të Deep State me të ardhme të artë si Meral Güner. Maskota e ülkücü-ve. Një prej grave të pakta të pranuara në mbledhjet e Ujqve të Hirtë. Emri i koduar: Asena. Ujkonjë. Disa vite më pas do të marrë mbiemrin e të shoqit. Aksener. Do të jetë Ministr e Brendshme në qeverinë par excellance të SuperNATO-s, atë të drejtuar nga Necmettin Erbakan. Do të jetë ajo që në vitin 2018 do t’i drejtohet Deep State amerikan për të frenuar një prej krijesave të tij më të rrezikshme e më të paparashikueshme. Që në ato vite nis të frekuentojë vëllazërinë sufi të mbledhur në Xhaminë İskenderpasha, disa qindra metra larg nga kafeneja Beyazıt ku mblidhen Çatlı dhe banda e tij. por pse duke filluar nga viti 1974 struktura paralele e Türkes lihet e lirë që ta zhysë Turqinë në ferr, kur 3 vite më parë, pas grushtit të shtetit të 12 marsit 1971, ülkü ocakları qenë shpallur të jashtëligjshëm? Ashtu si në dekadën 1950 – 1960, përgjigja qëndron në dy toponime: Qipro dhe Bashkim Sovjetik. Pogromet e 6 – 7 shtatorit 1955 përkojnë me vendimin e Mbretërisë së Bashkuar për t’u tërhequr nga Qipro. Grushti i shtetit i vitit 1960 e ka origjinën tek synimi i Menderes për t’u afruar me Moskën. Dinamika të ngjashme me ato që karakterizojnë dekadën 1964 – 1974. Në vitin 1964 Presidenti amerikan Lyndon Johnson i dërgon Kryeministrit turk İnonü «letrën» e famshme ku rinovon, mutatis mutandis, kërcënimin nga Kajro të Churchill: nëqoftëse Turqia ndërhyn në Qipro pa konsensusin e Shteteve të Bashkuara, duhet të përgjigjet vetë në rast të një sulmi sovjetik.

Kërcënim dukshëm i tejkaluar krahasuar me 1943. Në fakt, më 20 dhjetor 1966, Kryeministri sovjetik Aleksej Kosygin nis një vizitë 1 javore në Turqi. Është një risi absolute. Një vit më pas, Süleyman Demirel shkëmben kortezinë, duke qëndruar në Bashkimin Sovjetik për 10 ditë në muajin shtator. Më 20 korrik 1974 nis Operacioni Atilla në Qipro. Turqia po del nga dora. Sfidon Shtetet e Bashkuara. Ndjek interesin e saj kombëtar. Dhuna e periudhës 1974 – 1980 është funksionale në krijimin e kushteve për grushtin e shtetit të 12 shtatorit. Është endgame i asaj që për shumë është ndeshja e jetës. Në mënyrë të veçantë për bashbug Türkes. Sigurisht që ferri i krijuar në Anadoll do t’i hapte dyert e parajsës. Larg nga të ngriturit në majën e shtetit, ankohet nga një qeli se ndërsa «idetë tona janë në pushtet, ne jemi në burg». Ekziston gjithmonë një krijesë që jeton më në thellësi. Si Gjenerali Kenan Evren. Nga 7 marsi i 1978, kur ky i fundit bëhet kreu i 17-të i Shtabit të përgjithshëm të Turqisë, shteti pushon krejtësisht së bëri shtetin. Sepse kush ka pushtetet për të bërë shtetin në shtet nuk ka asnjë interes që shteti të bëjë shtetin. Në të kundërt, zmadhohet «frika e kolapsit». Frikë primordiale e «ankoruar në rrënjët e Deep State». Sepse «shteti e urren boshllëkun». «Shteti ishte i dobët. Ishte e nevojshme që të vinim ne dhe erdhëm». Në orën 3 e 59 minuta të 12 shtatorit 1980, Deep State bëhet shtet. Është ëndërra e Enver Pashës, që hakmerret nga bota e përtejme. Në fakt, grushti i shtetit i 12 shtatorit ka një objektiv të saktë. Të asgjësojë të majtën kemaliste. Të largojë kemalizmin nga aparati ideologjik i shtetit. Operacioni del me sukses. E majta kemaliste vdes për shkak të plagëve të pësuara në torturat e periudhës 1980 – 1983. Kemalizmi varroset. I zëvendësuar nga e ashtuquajtura «sintezë turko – islamike». Kurani shfaqet në Nutuk si lexim i detyruar për të burgosurit.
Po përse ku egërsim kundër së majtës dhe kemalizmit? Përgjigja qëndron gjithmonë në të njëjtin toponim: Qipro. Ndërhyrja ushtarake e vitit 1974 në Qipro shënon fillimin e procesit që do të çojë në riafirmimin e një pushteti shtetëror endogjen në Anadoll. Është manifesti i pavarësisë së Republikës së Turqisë. Ka pasoja politike. Bülent Ecevit është kreu i qeverisë në momentin e ndërhyrjes ushtarake. Bën fushatën elektorale të vitit 1977 si «pushtuesi i Qipros». Në Deep State marrin formë pushtete të pavarura nga SuperNATO. Që i mbyt në gjak. Gjeneralët e 12 shtatorit ndjehen si të plotfuqishëm: rrëmbejnë, torturojnë, vrasin. Por edhe ata përdoren. Ëndërra e Deep State total të kultivuar nga Evren nuk do ta shohë kurrë dritën e diellit. Puçistët arrestojnë Türkes dhe godasin dhunshëm rrjetin e tij ultranacionalist. Por gladiatorët e SuperNATO-s i mbijetojnë ofensivës. Në shtatorin e 1982 amerikanët e kalojnë Çatlı në Nikaragua. E stërvisin. Më pas e transferojnë në Miami. Uashingtoni ka të gjithë interesin që në Deep State turk të ketë sa më shumë konkurrencë që është e mundur.
Ekonomisti i ri që në vitet ‘60 frekuentonte Xhaminë e Madhe të lagjes Bornova në İzmir është rritur. Është transferuar në Shtetet e Bashkuara. Ka mësuar anglisht. Lëviz në sallonet e Manhattan me të njëjtën shkathtësi me të cilën mbretëron midis vëllazërive të Anadollit të thellë. Midis viteve 1971 e 1973 punon si funksionar pranë Bankës Botërore.

Në mesin e viteve ‘70 kthehet në atdhe. Afrohet me Demirel. Amerikanët e mbajnë në konsideratë maksimale. Ai vetë e mendon Turqinë si një «Amerikë të vogël». Gjeneralët e kooptojnë. Është «Ministri i Ekonomisë» i juntës së 12 shtatorit. Mendojnë se mund ta përdorin, Kenan Evren është zgjedhur President republike dhe pashmangshmërisht ëndërron që të fitojë pushtetin. E bën gjeneralin në pension Turgut Sunalp që të themelojë Partinë Demokratike Nacionaliste (Mdp), instrument me të cilin gejneralët mendojnë që të mbyllin ndeshjen e nisur më 12 shtator 1980. «Ministri i Ekonomisë» i juntës ushtarake stërfiton zgjedhjet e nëntorit 1983. Quhet Turgut Özal. Ngritja e tij ndryshon rregullat e ndeshjes që luhet në Deep State. Në vitin 1976 disa aktivistë kurdë mblidhen në Dikmen, në afërsitë e Ankarasë. Vendosin të organizohen, e quajnë veten «revolucionarë të Kurdistanit», vendosin të «kthehen në atdhe». Një vit më vonë, kreu i tyre «kthehet në Kurdistan». Emri i tij është Abdullah Öcalan.
Nuk është edhe aq optimist mbi mundësitë e arritjes së projektit. «Ishte sikur të kërkonim të hapnim pus me gjilpërë». Më 27 nëntor 1978 «revolucionarët e Kurdistanit» mbajnë kongresin e tyre të parë në Fis, distrikt në Diyarbakır. Vendosin të quhen Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK). Janë pak më shumë se 4 shokë në një bar. Por në vitin 1979 – ndërsa ajatollahët fusin në dorë Iranin – marrin një ndihmë të papritur. Öcalan kalohet në Siri, ku drejton kampe stërvitore me mbështetjen logjistike të damaskut. Regjimi i 12 shtatorit nuk lëviz as gishtin kundër rrjetit të Pkk-së në Turqi. Nuk mund ta bëjë. «Terroristët kurdë» gëzojnë mbrojtjen e vetë Evren. Janë të paprekshëm. I paprekshëm është bërë edhe predikuesi që «llafosej» me Özal në vitet ‘60. Ky i fundit nis të mbajë konferenca me tema fetare në shumë qytete të Anadollit. Krijon një rrjet besnikësh që përhap mesazhin e tij. Midis tyre ka biznesmenë të pasur, që nuk ia mungojnë mnështetjen e tyre ekonomike organizatës. Besnikët rriten nga dita në ditë. Shteti i toleron. Pasi aktivitetet e tij pasurojnë konkurrencën në repartin islamist e Deep State. Por gjeneralët e konsiderojnë të ezauruar rolin e tij me «revolucionin» e 12 shtatorit 1980. Duan ta arrestojnë. Nisin ta kërkojnë. Më 21 shkurt 1983, 5 agjentë policie futen me forcë në banesën e një farë Mesih Gülen. Kërkojnë vëllain e tij të madh Fethullah. Nuk e gjejnë. Askush nuk e di se ku është. Në Turqi është në fuqi gjendja e jashtëzakonshme. Por Gülen arrin t’i humbasë gjurmët e tij. Njëlloj si Çatlı. Njëlloj si Öcalan.
Më 15 gusht 1984 dy sulme të njëkohëshme godasin objektiva ushtarakë në Shemdinli dhe Eruh. Është «dita e plumbit të parë». Ka lindur seksioni kurd i Gladios turke. Pkk-ja zbret në fushë. Bëhet një pushtet i Deep State. Mit-i është i kudondodhur. Özal luan me mjeshtëri një ndeshje thuajse të pamundur për t’u fituar. Si gjë të parë, Kryeministri turk i drejtohet Fethullah Gülen. Ky i fundit është tashmë një aktor i dorës së parë i Deep State dhe ka një strategji paekuivok të qartë. Nga vitet ‘70, urdhëron dishepujt e tij të infiltrojnë në institucionet e shtetit. Nga universitetet tek ushtria. Nga burokracia tek policia, që bëhet një diçka e ngjashme me një koloni guleniste.

Özal ia hap përfundimisht dyert e institucioneve «gjeneratës së artë» që predikuesi nga Erzurum synon të instalojë në majat e shtetit. Është një aleancë reciprokisht fitimprurëse. Özal nuk disponon ndonjë strukturë të veten në Deep State. Dhe duke u mbështetur me Deep State gulenist që arrit të përmbysë paradigmën që nga viti 1947 rregullon marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe Deep State amerikan në Turqi. Özal paraqitet me sukses si garant i interesave të Uashingtonit në «Amerikën e vogël», deri më atëhere të ofruara nga ushtarakët. Bëhet pika referimit e projektit të Lindjes së Mesme të Shteteve të bashkuara. Është kështu që më 9 nëntor 1989 arrin të pasojë Kenan Evren në krye të shtetit. Është një revolucion. Özal është me nënë turke. Ka një projekt gjeopolitik që shkon përtej kufijve të Turqisë. Rasti për ta vënë në zbatim vjen kur Saddam Hussein pushton Kuvajtin. Özal vë menjëherë bazat turke në dispozicion të Shteteve të Bashkuara. Ushtarakët revoltohen. Ndjehen të anashkaluar. Nga ai moment, forcat e armatosura bëhen bastioni i antiamerikanizmit. Më 3 dhjetor 1990 ndodh e paimagjinueshmja. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Necip Torumtay jep dorëheqjen pas një takimi me Presidentin e Republikës. Është një ngjarje e paprecedent, që megjithatë nuk e pengon përfshirjen e forcave të armatosura në Irakun Verior. Për Özal bëhet fjalë për një barazim me gol në transfertë, por nuk i lejohet të luajë ndeshjen e kthimit. Vdes në rrethana misterioze më 17 prill 1993. Ashtu si ngritja politike e tij një dekadë më parë, edhe vdekja e tij ndryshon rregullat e lojës në Deep State.
Zgjedhjet administrative të 1994 bëjnë të regjistrohet një tërmet elektoral në kuptimin e vërtetë të fjalës. Islamistët e Erbakan fitojnë province të shumta dhe 6 qytete të mëdha. Përfshi Ankaranë dhe Stambollin. Në ish kryeqytetin ottoman triumfon një lider i ri që është afruar në politikë në viytet ’70 duke frekuentuar Xhaminë e Madhe İskenderpasha. Amerikanët e vëzhgojnë më vëmendje. Edhe gjeneralët. Është «shumë mediatik». Quhet Recep Tayyip Erdogan. Është një paralajmërim i asaj që do të ndodhë në zgjedhjet politike e 24 dhjetorit 1995, nga të cilat del fitimtar Erbakan, që më 28 qershor 1996 bëhet Kryeministër. Ka lindur qeveria e SuperNATO-s. Zëdhënësi i tij është Abdullah Gül. Tashmë Deep State është i ndarë fort në dy fraksione. Nga njëra anë Erbakan, Gülen, Öcalan dhe gladiatorët e Türkes dhe Çatlı. Nga ana tjetër, antigladiatorët në uniform. Dhe në orën 19 e 25 minuta të 3 nëntorit 1996 i gjithë kombi mëson për ekzistencën e tij. Një Mercedes përplaset me një kamion që del nga një pikë karburanti në autostradën Balıkesir – Bursa, në afërsinë e Susurluk. Në Mercedes ndodhen 4 persona. Mbijeton vetëm një. Është Sedat Edip Bucak, deputet i partisë së Çiller dhe Demirel. Të vdekurit janë Hüseyin Kocadag, ish Drejtor i Policisë së Stambollit, njëfarë Gonca Us dhe i dashuri i saj. Është Abdullah Çatlı. Gladiatori. Dy javë më parë, gazeta “Aydınlık” kishte botuar në faqe të parë një bombë aotmike. Amerikanët janë të pakënaqur me Erbakan. E kanë zgjedhur tashmë pasuesin e tij. është kryebashkiaku i Stambollit. Quhet Recep Tayyip Erdogan. Është «Kryeministri i ardhshëm». Antigladiatorët në uniformë rrinë shikojnë. Nëse projekti Erbakan/Erdogan del me sukses, roli i tyre në Deep State mund të konsiderohet i përfunduar. Duhet të reagojnë. Më 28 shkurt të 1997 mbledhin Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Mbledhja zgjat 9 orë. Vendimet e marra grumbullohen në Plan Veprimin për luftën kundër ekstremizmit fetar. Është një ultimatum ndaj Erbakan, që reziston pak më shumë se 3 muaj. Më 8 qershor dorëhiqet. Dy muaj më parë, më 4 prill 1997, kishte vdekur Alparslan Türkes. Në harkun e pak muajve, Ujqit e Hirtë kanë humbur kreun e tyre shpirtëror dhe njeriun e tyre më të mirë. Në kongresin e korrikut 1997, Profesor Devlet Bahçeli zgjidhet President i Mhp-së. Për të nuk dihet shumë, por qysh nga vitet ’90 qarkullon me këmbëngulje një tashetheme. Është agjent i Mit-it. Është kreu i CIA-s në Turqi.

Vendimet e Këshillit të Sigurisë Kombëtare nisin të ashtuquajturin «Proces të 28 shkurtit». Ushtarakët synojnë që të vënë duart mbi shtet në mënyrë përfundimtare. Operacion që kërkon eliminimin edhe të gladiatorëve të tjerë të Deep State. Një luftë e dytë çlirimi kombëtar. Kësaj radhe kundër Shteteve të Bashkuara, që e perceptojnë pastërtisht fuqinë e sulmit. Gjeneralët lidhin një aleancë taktike me Izraelin të mbështetur mbi perspektivën e përfitimit të fuqisë së lobeve hebraike. Funksionon. Më 10 shkurt 1998, Pkk-ja futet në listën e organizatave terroriste të Departamentit të Shtetit. 7 ditë më vonë arrestohet në Nizza një prej eksponentëve të lartë të Deep State mafioz. Emri i tij është Alaattin Çakıcı. Më 8 tetor 1998, Ankaraja dërgon njerëz dhe tanke në kufirin turko – sirian, ku dislokon 36 raketa Scud-C. Provë force e mjaftueshme për Hafiz al-Asad, që të nesërmen e përzë Öcalan. Ngjarjet pasojnë njëra tjetrën me shpejtësi. Është një garë kundër kohës. Amerikanët e kuptojnë. Shpëtojnë të shpëtueshmen. Në fillim të 1999, Öcalan transferohet në Kenia. Më 15 shkurt shoqërohet në aeroportin e Nairobit. Mendon të shkojë në Hollandë. Nuk e mendon se do të pritet nga shërbimet sekrete turke. Një muaj më pas, në marsin e 1999, Fethullah Gülen shpëtohet nga arrestimi dhe transferohet në Shtetet e Bashkuara. Pak ditë më vonë, më 26 mars 1999, futet në burg «Kryeministri i ardhshëm». Në fundin e viteve ‘90 gjeneralët janë në kontroll të plotë të situatës. Asgjë nuk duket se mund të vendoset midis pashallarëve dhe ëndërrës së shtetit ushtarak mijëvjeçar, që në fakt daravitet gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare të 19 shkurtit 2001. Presidenti i Republikës Ahmet Necdet Sezer humbet durimin me Kryeministrin Ecevit. I hedh kushtetutën surratit. Të nesërmen Turqia zhytet në krizën ekonomike më të rëndë të historisë së saj. ushtarakët janë të papërgatitur. Deep State amerikan në Turqi ringer kokën. Në korrikun e 2002 Zëvendëskryeministri Devlet Bahçeli i jep goditjen finale qeveritarëve në uniform kur shpall zgjedhjet e parakohëshme. Partia e tij nuk ka asnjë mundësi të tejkalojë pragun e pranimit prej 10%. Pasuesi i Türkes nis të luajë një ndeshje cfilitëse, pjesa e parë e së cilës ka përfunduar më 24 qershor 2018.
Në dhjetor të 2002, «Kryeministri i ardhshëm» pritet nga George Ë. Bush në Shtëpinë e Bardhë. Objekti i bisedës është me rëndësi maksimale. Shtetet e Bashkuara planifikojnë një ndërhyrje ushtarake kundër regjimit iraken të Saddam Hussein dhe synojnë që ta përdorin territorin anadollas për operacionet ushtarake në Irakun e Sipërm. Ashtu si Özal në vitet 1990 – 1991, Erdogan i lëngëzon goja. Ushtarakët e nuhasin kurthin dhe, ashtu si 10 vite më parë, bëjnë rezistencë. Drama konsumohet në votimin sekret që mbahet në Parlament më 1 mars 2003. Në mbledhjen me parlamentarët që i paraprin votimit, Erdogan paraqet një skenar katastrofik. Nëqoftëse nuk kalon mocioni, «pushteti i AK Parti do të mbytet qysh në djep». Tentativa e mbytjes ndodh. Me votën vendimtare kundër të shumë deputetëve të partisë në pushtet, Parlamenti e refuzon kërkesën amerikane. Është momenti i kthesës. Marrëdhëniet turko – amerikane nuk do ta marrin kurrë më veten nga trauma. Vota e 1 marsit 2003 i bën të qartë Erdogan se konfrontimi me Deep State antiamerikan në në Turqi do të jetë mizor. Lideri turk nuk mund t’i luftojë drejtpërsëdrejti pashallarët. Qëndron i dobët në shtet. Ka nevojë për aleatë. I kushtohet kështu rindërtimit të Deep State amerikan në Turqi. I drejtohet mbi të gjitha Fethullah Gülen, me të cilin lidh një aleancë taktike reciprokisht komode. Predikuesi nga Erzurum ka qenë një prej fituesve të mëdhenj të grushtit të shtetit të 28 shkurtit 1997. Në ndryshim nga Öcalan, është shpëtuar nga amerikanët. Është vendosur në Pennsylvania. Mbështetja e Uashingtonit i ka mundësuar që ta projektojë lëvizjen e tij në shkallë globale. Ka çelur shkolla dhe institucione të ndryshme në 4 kontinente. Rrjeti i tij vetëm është gërricur në sipërfaqe nga gjeneralët. Disponon mijëra ndjekës që ndodhen në nyjet nevralgjike të shtetit, por nuk ka mbrojtje politike. Erdogan ia garanton. Në shkëmbim, siguron shërbimet e Deep State gulenist. Kjo i mundëson që të luftojë ushtarakët me një siguri dhe pafytyrësi të paprecedent.

Në prill të 2007 mandati presidencial i Sezer përfundon. Erdogan do të donte të zgjidhej President i republikës, por nuk është ende momenti. I duhet të mbështetet tek «vëllai Abdullah». SuperNATO përgatitet që të kthehet në krye të shtetit. Ushtarakët rezistojnë si munden. Falë Chp-së dhe Gjykatës Kushtetuese arrijnë ta shmangin zgjedhjen e Gül. Erdogan nuk priste gjë tjetër. Shpall zgjedhjet e parakohshme. I fiton me një përqindje më të lartë se në 2002, por më të ulët sa do të donte. Në fakt, ashtu si në 2018, gjithçka është e pabesueshme që edhe në 2007 Ak Parti ka favorizuar kalimin e pragut të pranimit prej 10% nga ana e Mhp-së së Bahçeli, që si akt të parë parlamentar garanton arritjen e kuorumit për zgjedhjen e Gül. Tani Erdogan është i fortë. Gjeneralët nervozohen. Gabojnë lëvizje. Në 2008 provojnë që ta mbyllin Ak Parti nga Gjykata Kushtetuese. Është autogol i tyre. Erdogan paraqitet si viktimë. Strategjia funksionon. Disa vite më vonë, kemalisti Mehmet Ali Birand do t’i japë zë një ndjenje të përhapur midis miliona votuesve: «Do të votoj Chp-në, por dua që fituesi të jetë Erdogan». Me puçet e 2007 e të 2008, ushtarakët kalojnë nga ana e gabuar. Duke i krijuar me duart e tyre kushtet psikologjike për likuidim total. Më 12 qershor 2007 nis Operacioni Ergenekon. Erdogan e diskuton me Presidentin amerikan Bush gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë e 5 tetorit 2007. Më 18 shkurt 2008, amerikanët dërgojnë në Ankara një ekip special prej 35 personash. Më 21 mars arrestohet Dogu Perinçek. Është kreu i Deep State euraziatik. Më 1 korrik arrestohen dy gjeneralët e parë. Disa qindra ushtarakë të tjerë do të futen në burg me akuza mjaft qesharake. Ergenekon është procesi – farsë më i madh i historisë së Turqisë. Kryhet nga prokuroria gulenisteme një objektiv të pastër strategjik: të asgjësojë komponenten antiamerikane në forcat e armatosura dhe ta zëvendësojë me njerëz besnikë të predikuesit nga Erzurum. Operacioni përfundon me sukses. Ushtarakët janë detyruar të dorëzohen. Më 29 korrik 2011, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm dhe komandantët e tri forcave dorëhiqen. Në këtë moment, gjysma e admiralëve turq është në burg.
Erdogan dhe Gülen janë padronët e Turqisë, por në kotecin turk nuk do të mund të mbijetojnë dy gjela që nuk dinë ta ulin kokën. Gülen i kërkon Erdogan një kuotë parlamentarësh për zgjedhjet e 2011. Mendon se mund t’ia dalë pa Kryeministrin e bezdisshëm, i cili e kupton mrekullisht se rrezikon të përfundojë njëlloj si ushtarakët. Tashmë kishte nisur të ruhej. Në majin e 2010 Erdogan emëron Hakan Fidan në krye të shërbimeve sekrete. Është njeriu kyç i sistemit të pushtetit erdoganian. Erdogan e konsideron si «kutinë e zezë» të tij. Është një spiun në të gjitha aspektet. Nuk dihet asa ditëlindja e saktë e tij. Tri muaj më pas, Fidan bën bisedime sekrete me disa përfaqësues të krahut europian të Pkk-së në Oslo. Sepse «kur vjen në pushtet e kupton se në shtet ka tri pushtete: ushtarakët, gulenistët dhe Pkk-ja. Nëqoftëse u shpall luftë të treve në të njëjtën kohë, nuk mbijeton». Gülen e kupton për mrekulli se çfarë lloj loje po bën Erdogan dhe vepron për pasojë. Më 7 shkurt 2012, një skuadër policësh gulenistë futet në selinë qendrore të Mit-it me urdhërin që të arrestojë Fidan. Në atë moment, Erdogan është i shtruar në spital për një operacion delikat. Rasti është nga ana e tij. Operacioni, domethënë anestezia, shtyhet për arësye të panjohura. Lryeministriurdhëron rezistencën nga dhoma e spitalit. Rrezikohet kasaphana. Në fund, gulenistët tërhiqen. Nuk di se kujt t’i besohet. Sistemi i tij i pushtetit është plot me gulenistë. Por rregulli i parë i gulenistit është që askush nuk ka qenë ndonjëherë gulenist. Ekuacioni i pushtetit turk i lë Erdogan vetëm dy zgjedhje: Pkk-në dhe ushtarakët. Më 28 prill 2012, Kryeministri turk njofton në një ndërhyrje televizive se shteti po bën bisedime të rezervuara me Öcalan. Nis «procesi i zgjidhjes» së çështjes kurde. Negociata me Öcalan i mundëson Erdogan që të përfitojë shërbimet e aparateve kurde në shtetin turk dhe të rrjetit europian të Pkk-së. Reisi del në avantazh ndaj Gülen dhe harton strategjinë për ta shpartalluar rivalin e tij. në nëntorin e 2013, qeveria vendos që të mbyllë shkollat private të rrjetit gulenist (dershane), institute që përfaqësojnë kanalin kryesor të rekrutimit të organizatës së drejtuar prej predikuesit nga Erzurum. Reagimi është i menjëhershëm. Më 17 dhjetor, prokurori gulenist Celal Kara urdhëron arrestimin e 4 ministrave. Më 25 dhjetor, një tjetër prokuror gulenist, Muammer Akkas, nis një procedim për korrupsion ndaj djalit të Kryeministrit, Bilalit. Tjetri në listë është vetë Erdogan. I cili e godet rrjetin gulenist me një forcë që nuk mendohej se do të mund ta çlironte. Qindra prokurorë e magjistratë riemërohen apo shkarkohen. Forcat e policisë, bastion i gulenizmin, kthehen sëprapthi. Mbeten vetëm 8 muaj nga zgjedhjet vendimtare presidenciale të gushtit 2014, të parat me votim të drejtpërdrejtë.

Dhe është pikërisht në vigjilje të zgjedhjeve të tilla që puçi i kryer nga triumvirati i Kandil kundër Öcalan nëpërmjet Hdp-së së Selahattin Demirtas¸ prish marrëveshjen midis Erdogan dhe liderit kurd. SuperNATO rebelohet ndaj atij që synon ta kontrollojë. Duke u shikuar në pasqyrë, Erdogan shikon të pasqyruar fytyrën e Presidentit të shkarkuar egjiptian Muhammad Mursi, njeriu i «tij» në Kajro. Është në këtë fazë që lideri turk merr vendimin strategjik që ta parandalojë shpërbërjen e internacionales sunite të mbështetur mbi Vëllazërinë Myslimane, sturktura mëmë e së cilës çartikulohet në mënyrë progressive nga regjimi egjiptian. Ankaraja rreshtohet përkrah Katarit kundër Arabisë Sauidite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe shumë përpara ofensivës së verës 2017.
Vendim gjeopolitikisht largpamës. Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe e princave të njohur me akronime, respektivisht MbS dhe MbZ, do të shërbejnë si bazë logjistike për grushtin e shtetit të 15 korrikut 2016. Katari i «vëllait mysliman» Tamim bin Hamad alThåni do ta mbrojë Erdogan me një mburoje prej 15 miliard dollarësh nga operacioni i ndryshimit të regjimit të maskuar nga sulmi monetaro – tregëtar i administratës Trump në gushtin e 2018. Dhe është gjithmonë në këtë fazë që shfaqet diversiteti antropologjik i Erdogan respektivisht atyre që përpara tij kanë provuar të marrin pushtetin në Turqi. Erdogan ka të njëjtën vendosmëri të papërkulur të Sulltan Mehmet Fatihut dhe të Gazi Mustafa Kemal Atatürk. Shtyhet nga një vullnet i papërkulur politik. Ka një objektiv. Do ta arrijë atë. Më 19 mars 2015, me rastin e diskutimit të tij të parë si Komandant Suprem në Akademinë e Luftës, Erdogan ankohet se është mashtruar nga Gülen. U ofron pashallarëve që të kthehet në urën komanduese, qoftë edhe si oficerë të dytë. Gjeneralët binden. Nuk kanë zgjedhje. Imazhi i forcave të armatosura si institucion shtetëror është përtokë. Projekti i Erdogan është intrigues. Bëhet fjalë për të asgjësuar gladiatorët future në thellësitë e shtetit. Në mënyrë përfundimtare. Tri muaj më pas, IS-i masakron disa dhjetëra aktivistë kurdë në Suruç. Pkk-ja përgjigjet duke therur dy policë turq. Erdogan e kap topin pa rënë në tokë. Mbyll «procesin e zgjidhjes», i hap bazën e İncirlik amerikanëve, nis të bombardojë vendqëndrimet e Pkk-së në Anadollin lindor dhe Sirinë veriore. Pashallarët ekzaltohen: mund të nisin t’u bëjnë luftë gladiatorëve amerikanë me origjinë kurde. Bahçeli fërkon duart. Ashtu si Türkes, lulëzon në kaos. Por mënyra e tij e të bërit politikë është patjetër më pak trashanike se ajo e bashbug të Ujqërve të Hirtë. Arrin që të bëjë bashkë komandantin Erdogan dhe amerikanët. Ëndërron që të drejtojë United Deep State.
Midis fundit të 2013 dhe fillimit të 2016, Erdogan transferon, shkarkon apo arreston mijëra gulenistë në të gjithë institucionet shtetërore. Përveç njërit. Forcave të armatosura. Pavarësisht pajtimit me Erdogan, ushtarakët janë ngurrues që të lajnë në publik uniformat e tyre të pista. Nuk i besojnë akoma komandantit të tyre. Kanë frikë se mos me pretekstin e spastrimit të gulenistëve, Presidenti turk dëshiron të ndërhyjë në punët e tyre. Erdogan i bind duke nisur të thërrasë se kombi po paguan një çmim mjaft të lartë në termat e martirëve në luftën me Pkk-në, pasi radhët e forcave të armatosura janë plot me gulenistë. Militantët e Pkk-së fillojnë të arrestohen në vende ku gjenden libra dhe kaseta të predikuesit nga Erzurum. Gülen është bërë aleat me Pkk-në. nëqoftëse ushtarakëy vazhdojnë t’u bëjnë rezistencë spastrimeve të gulenistëve në radhët e tyre, bëjnë lojën e terroristëve kurdë. Për pashallarët, situate bëhet e padurueshme. Duhet të cedojnë. Më 15 korrik 2016, gazetat turke përcjellin dy lajme bombë. Forcat e armatosura kanë nisur të hetojnë mbi rreth 2000 prej anëtarëve të tyre të dyshuar se i përkasin të ashtuquajturës «strukturë paralele». Prokuroria e Ankarasë e ka kompletuar aktakuzën për maksiprocesin kundër rrjetit gulenist. Dy ditë më parë, i kishte dërguar Ministrisë së Drejtësisë dosjen për kërkesën e ekstradimit të Gülen nga Shtetet e Bashkuara. Veç kësaj, Prokuroria e İzmirit përgatit një valë arrestimesh të gulenistëve në kuadër të hetimit për spiunazh kompetencë e saj. Është një rrethim i përkryer. Gladiatorët gulenistë e ndodhur në forcat e armatosura ndjejnë të dëgjojnë këmbanën e vdekjes. Në rastin më të mirë, do ta kalojnë pjesën e mbetur të jetës së tyre në burg.

Kështu, ajo që ndodh natën e 15 korrikut 2016 nuk është vetëm një grusht shteti. Nuk është vetëm një rebelim i armatosur. Është larja e hesapeve midis Deep State amerikan të Gülen dhe Deep State antiamerikan të Erdogan. Nuk është betejë. Është luftë. Të dyja palët e dinë shumë mirë se nuk do të bëhen të burgosur. Barazimi nuk është opsion. Kush humb, humb gjithçka. Dhe është pikërisht në «natën që zgjat një shekull» që shfaqet mjaft qartë, edhe një herë akoma, vullneti i palëkundur politik i Erdogan. Një skuadër gladiatorësh gulenistë dërgohet në Marmara që ta likudiojë. Është posti i vertetë në lojë i asaj nate. Objektivi i 15 korrikut është të vritet Erdogan. Që transferohet tamam në kohë nga Stambolli. Nuk mund t’i besohet askujt – pilotët që drejtojnë helikopterin presidencial që e transporton nga Marmaris në Aeroportin Atatürk arrestohen. Asnjërit përveç institucionit të vetëm që në atë natë po i qëndron përkrah pa mëdyshje: policisë. Ishte bastioni i gulenizmit. Spastrimet drakoniane e kryera pas puçit gjyqësor të dhjetorit 2013 e kanë transformuar në gardën pretoriane të Reisit. Në orën 8 të 16 korrikut 2016, shteti i Erdogan është rikthyer në padron të situatës. Verdikti është i paapelueshëm: Erdogan ka fituar, Gülen dhe Shtetet e bashkuara kanë humbur. Është një verdikt pastërtisht gjeopolitik. Natën e 15 korrikut vetëm dy vende i kanë ofruar Erdogan solidaritet të vërtetë: Rusia dhe Irani. Në ditët menjëherë pas puçit, Erdogan nis të pastrojë Deep State amerikan në Turqi me një energji që të kujton regjimin e 12 shtatorit. Vetëm në javën e parë pas 15 korrikut burgosen 18000 persona, 9000 arrestohen dhe thuajse 50000 pashaporta anullohen. Spastrime, shkarkime, arrestime, burgosje dhe dënime pasojnë pandërprerë. Dhe është qartazi natën e 15 korrikut që fiksohet paradigma gjeopolitike referuese e Deep State të Erdogan. Marrëdhëniet turko – amerikane hyjnë në krizë, ndërsa Reisi likuidon «our guys». «Atë natë keni humbur».
10. Gjatë 5 viteve të fundit, Erdogan e ka asjësuar Deep State amerikan në Turqi. Shërbimet sekrete turke kpo kryejnë me frekuencë gjithnjë e më të madhe operacione të prirura nga sekuestrimi i gulenistëve jashtë vendit. Në fund të korrikut, shërbimet sekrete mongole kanë arritur të parandalojnë në çastin e dunsir errëmbimin e mësuesit gulenist Veysel Akçay në Ulaanbator. Avioni që i përkiste ambasadorit turk në Mongoli priste dorëzimin e pengut me motorët ndezur. Menjëherë pas kësaj ngjarjeje, koordinatori i rrjetit gulenist jashtë vendit – Emre Uslu, rezident në Shtetet e Bashkuara – ka postuar në Tëitter një lloj manuali sjelljeje prej gulenisti të mirë. Vademecum i mbushur plot me këshilla si: «Shikoni gjithmonë përtej para se të dilni nga shtëpia»; «Mos u sillni në mënyrë të zakonshme»; «Njoftoni praninë tuaj në shërbimet lokale të sigurisë». Litari shtrëngohet. Gülen e ndjen frymëmarrjen e Erdogan në qafë. Pkk-ja është mundur ushtarakisht dhe politikisht. Aftësia organizuese e organizatës terroriste kurde për të projektuar forcë brenda kufijve të Republikës sot është praktikisht inekzistente. Kurse operacionet ushtarake e forcave të armatosura turke në Sirakun e sipërm u kanë hequr gladiatorëve kurdër edhe prapavijën taktike të cilën e shfrytëzonin prej 40 vjetësh. Pkk-ja ka hyrë në një fazë krize të pakthyeshme.
Edhe pushteti i tretë i Deep State – edhe pse antiamerikan – është nënshtruar pa u ndjerë. Pas zgjedhjeve të 24 qershorit 2018, Erdogan ka emëruar Shefin e Shtabit të Përgjithshëm Hukusi Akar si Ministër Mbrojtjeje dhe ia ka atribuar këtij dikasteri kontrollin e forcave të armatosura. Këto të fundit kanë rifituar prestigjin e tyre. Sot janë një institucion i admiruar dhe i respektuar. Në mënyrë të veçantë nga krahu më konservator i popullsisë, e ushqyer nga një shpirt i pzazakontë militarist. Akar adhurohet nga masat e Ak Parti. Sepse është një «mik» i Erdogan. Një shërbëtor besnik i Reisit. Sigurisht që Gülen disponon akoma celula të paprekura brenda shtetit, Pkk-ja mund të realizojë atentate të tjera në qytetet kurde, në forcat e armatosura fshihen padyshim vatra infeksioni.

Por Deep State i lindur më 1839 dhe i pagëzuar më 1947 nuk ekziston më. Erdogan ka ringjallur shteti selxhuko – ottoman dhe me të Deep State e tij. presidenti turk është kreu absolut i kombit, i pajisur me super pushtete që gjithësesi janë të kufizuar nga vetë kundërpushtetet e tij. Objektivi i të cilëve është të fitojnë favorin e Sulltanit. Të bëjnë të mbizotërojnë interesat e veta në divanin perandorak. Të afirmojë linjën e vet politike. Gjithsesi pa e vënë në diskutim rendin e ndërtuar, i cili përfaqëson garanci finale të mirëqenies edhe në humnerat e shtetit. Sepse pushteti i Erdogan është një pushtet i ndarë, pasi është i nevojshëm për mbijetesën e kombit. Erdogan nuk është njeri i vetëm në krye.
Deep State i Erdogan është një Janus dyfytyrësh me fytyrat e Dogu Perinçek dhe Devlet Bahçeli. E ka shpjeguar vetë Presidenti i Mhp-së më 7 shkurt 2017 kur ka shpallur aleancën me Erdogan në pritje të referendumit mbi presidencializmin. «Sikur të na duhej ta zgjidhnim midis Dogu Perinçek dhe Recep Tayyip Erdogan, të gjithë duhet ta dinë se do të zgjidhnim padyshim Erdogan». Pohim në dukje i pakuptimtë pot ë kihet parasysh se Erdogan drejton një parti prej 50%, ndërsa Vatan Partisi e Perinçek mezi arrin 0.2%. porn ë aparatet shtetërore pesha e maoistit turk është shumë ndryshe. Vatan Partisi është një grumbull gjeneralësh në pension, burokratësh, ish drejtuesish të sigurisë publike. Perinçek gëzon një raport miqësie personale me Aleksandr Dugin dhe Ali Akbar Velayati. Ka qenë mbi 10 herë në vizitë zyrtare në Kinë. E konsideron Ataturkun një «revolucionar aziatik». Njëlloj si Lenini, Mao dhe Khomeini. Është Deep State euraziatik. Në përgjigjen e tij për Bahçeli qëndron posti në lojë i përplasjes: «Nuk ka nevojë që Bahçeli të zgjedhë, pasi Erdogan ka adoptuar tashmë linjën tonë». Erdogan i kishte ofruar Bahçeli një post si Zëvendëspresident, por ai ka preferuar të qëndrojë jashtë divanit perandorak. Në fakt, Presidenti i Mhp-së propozohet të luajë një rol ekuilibruesi, të «bilancojë» Erdogan. Është i mbijetuari i vetëm i Deep State amerikan në Turqi. Është një njeri (Deep) shteti në kuptimin më të saktë të termit. I ati i ka vënë emrin «Shtet» (Devlet). Nuk është martuar kurrë. Rrethanë tejet e dyshimtë për një turk konservator nga Anadolli i thellë, ku martesa përbën një etapë të pashmansghem që shënon kalimin në moshën e burrërisë. «Kam punë shtetërore, nuk kam kohë». Është ai që do të udhëheqë negociatën midis Erdogan dhe Deep State amerikan, kontraktim i dhunshëm që do të përcaktojë vendndodhjen e re të Turqisë në sistemin perandorak amerikan. Posti i vërtetë në lojë i përllasjes midis Ankarasë dhe Uashingtonit. Ka luajtur mjeshtërisht pjesën e parë të ndeshjes të hapur nga vetë ai në verën e 2002. Edhe pjesa e dytë ka filluar më mirë nuk bëhet. Pak përpara zgjedhjeve, Bahçeli ka vizituar një prej krerëve të mëdhenj të Deep State mafioz. Po vuan një dënim prej 20 vitesh burg. Quhet Alaattin Çakıcı. Është gladiatori i nderuar. Ka zbuluar temën e diskutuar në takimin e përzemërt me Bahçeli në mesazhin e mirësjelljes dërguar Erdogan pas zgjedhjeve: «Ngulite mirë në kokë se nuk je padroni absolut i shtetit».
(nga Limes)

Përgatiti
ARMIN TIRANA

Exit mobile version