Si po ushqen Rama retorikën anti SPAK!

Nga Ermal Peçi

Iu riktheva përsëri shkrimit mbi çfarë solli Kongresi Kombëtar Rinor i Ps, i cili ditën e djeshme bëri shumë zhurmë jo për thelbin se çfarë mesazhi të dekoduar përcolli Rama dje, por në fakt rrjeti nisi të tallej dhe të shigjetonte të rinjtë e PS, të cilët për mendimin tim po kryqëzohen me pa të drejtë në opinionin publik.

Analistë dhe gazetarë, të cilët shkruajnë dhe shigjetojnë të rinjtë por kjo është të tregohesh i padrejtë sepse nuk mundet të bësh lojën e strucit.

Dështimi i këtij brezi por edhe brezave të tjerë lidhet drejtpërdrejt me elitën e këtij vendi. Para se të kritikoni të rinjtë pyesni veten se ku janë elitat në Shqipëri, pse kanë frikë të flasin, çfarë i pengon dhe në fund pyesni a kemi elita intelektuale, të cilat na orientojnë dhe t’i kemi busull orientues mendimi.

Dështimi i këtij brezi gjendet tek arsimi dhe se çfarë ka bërë sistemi politik 30-vjeçar, dhe konkretisht çfarë i ka bërë Rama-Berisha-Meta sistemit të arsimit, të cilat kanë prodhuar e prodhojnë diploma pafund, por nuk prodhojnë njerëz të ditur, por vetëm intekektualë spekulativë.

Por le të kthehemi tek pikënisja e shkrimit se si Rama po ushqen çdo ditë retorikën anti-SPAK. Në një shoqëri kaq shumë të polarizuar duket se ujqërit e politikës së vjetër kanë arritur një marrëveshje të heshtur, e cila për shkak të mjegullës nuk shfaqet në opinionin publik.

Prej shumë vitesh SPAK është një institucion, i cili sulmohet nga Berisha-Meta siç ndodhi dhe para disa ditës, SPAK lajmëroi krijimin e një strukture të posaçme që në krye do të jetë Dumani, zërat brenda PD-së thonë nuk e shikonin të nevojshme si strukturë për të mbrojtur votën.

Në këtë moment përsëri Rama nuk e la protagonizmin politik duke rrahur gjoksin para opinionit publik se është ai që e krijoi SPAK dhe duke çuar ujin në burimin e Berishës dhe Metës, të cilët thonë se SPAK është vegël në duart e Ramës.

Në fakt Rama as nuk e krijoi SPAK as nuk është ai që e mbështet SPAK, por për të gjithë qytetarët dua të rikujtoj që ky institucion u votua me 140 deputetë, të cilët ju vinte një mesazh nga ambasada Amerikane se çfarë mund t’ju ndodhte nëse nuk e votonin SPAK.

Rama nga resorti i një oligarku thoshte se ne nuk jemi “Republikë Prokurorësh” duke shigjetur drejtëpërdrejt SPAK dhe duke intimiduar një institucion, i cili po bën punën e tij.

Rama bashkoi votat me Berishën për të liruar drejtorët e tij të korruptuar, të cilët ishin dënuar nga SPAK. Kur Rama rreh gjoksin për krijimin e SPAK, atëhere pse i rrëzoi amendamentet për fuqizimin e SPAK dhe BKH-së, të cilat ishin depozituar si amendamente nga Basha.

Rama sot mund të krenohet se krijoi “Parajsën me muratorët e ferrit” ku nuk la njeri pa precedent penal pa bërë deputet ose kryetar Bashkie, por jo se krijoi SPAK. Në fakt SPAK është një institucion, i cili ka mbështetjen dhe mbikqyrjen e administratës amerikane për të spastruar klasën e korruptuar dhe të vjetër shqiptare dhe kjo tregohet të paktën 8 mujorshin e fundit ku zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit kanë takuar Dumanin dhe asnjë politikan tjetër.

Por sikur mos të mjaftonte kjo panoramë, ky që rreh gjoksin lart e poshtë se krijou SPAK nuk do t’ju hiqte 1 milionë euro nga buxheti i SPAK dhe t’ia jepte 500 mijë euro komisionit Xhafaj. Ashtu siç janë bashkë që në vitin 2008 me Kodin zgjedhor, ashtu siç janë bashkë në pazare, siç janë bashkë me oligarkët për lejet e ndërtimit, siç janë bashkë me Mc Gonigal kur godisnin Bashën, janë përsëri bashkë kundër SPAK-ut.

Rrugëtimi i tyre nuk mund të jetë i ndarë sepse ashtu siç erdhën bashkë ata e di në shumë mirë që fundi i njërit prej tyre do të jetë fundi i të gjithëve e kjo më shumë se sot vjen nga SPAK dhe partenerët strategjikë.

Exit mobile version