Si shfaqen mikrobet që “shëtisin” në të gjithë botën?

Rreth 20 vjet më parë, shkencëtarët filluan të gjenin viruse të ngjashme gjenetikisht në mjedise shumë të ndryshme dhe zona të ndryshme në mbarë botën. Tani ata kanë gjetur një përgjigje për këtë zbulim të tyrin:
Shkretëtira e me thatësirë e Saharës, në fakt është e mbushur me jetë – me jetë mikroskopike. Por këto mikrobe nuk qëndrojnë në rërë.
Miliona lloje virusesh dhe bakteresh, disa prej tyre vdekjeprurëse, shkojnë dhe “fshihen” lart të atmosferë dhe së bashku me copëzat e pluhurit të shkretëtirës, udhëtojnë rreth e rrotull botës.
Një ekip shkencëtarësh nga e gjithë bota, kanë detajuar shpërhapjen e këtyre mikrobeve në një distancë të largët…
“Pra, në se ka disa viruse në Shkretëtirën e Saharës, ato mund të shkojnë deri në Amazonë, për shkak të rrymave atmosferike; ose ka disa viruse nga sipërfaqja e oqeanit që mund të shkojnë deri në Europe…” – thotë ekologia Isabel Reche, e Universitetit të Granadës.
Shkencëtarët ngritën platforma vëzhgimi në malet Sierra Nevada të Spanjës, ku zbuluan se çdo ditë, në një metër katrore depozitoheshin qindra mijëra bakterie dhe rreth një miliard viruse.
Ata zbuluan se shumica e viruseve shkonin në ajër nga spërkatjet e detit dhe barteshin nga copëza organike më të lehta, duke u mbajtur pezull në ajër.
Shkencëtarët thonë se viruset qëndrojnë sipër në atmosferë për periudha të gjata kohe para se të kthehen në Tokë përmes shiut dhe stuhive të pluhurit.
“E rëndësishme në punën tonë është se ne zbuluam që numri i viruseve nuk është i vogël, madje është shumë i madh dhe mund të gjenden viruse identike, ose thuajse identike në vende të ndryshme dhe në kushte tepër të ndryshme,”- thotë studjuesja.
Studimi, i publikuar në Revistën e Shoqatës Ndëkrombëtare të Ekologjisë së Mikrobeve, ofron prova të mëtejshme për botën tonë sa të ndërlikuar edhe të ndërlidhur.

Exit mobile version