Si të parandalosh leuceminë tek fëmijët

Rezultatet e një studimi me “terapinë e panxharit të kuq” kanë treguar se ai ndihmon trupin të luftojë leuceminë. Nevojitet konsumi i 2 lugëve gjellë me pure panxhari. Ky është një informacion që i duhet çdo prindi, jo vetëm prindërve të pacientëve të vegjël

Nga Dr. Ray Sahelian
Konsumi i rregullt i frutave dhe perimeve gjatë dy viteve të para të jetës ul rrezikun e leucemisë tek fëmijët. Fëmijët që hanë rregullisht sallam, mish me nitrate, fast-food mund të kenë një rrezik në rritje për kancer në gjak, ndërsa perimet rritin mbrojtjen kundër tij. Antioksidantët janë parandalues, por edhe trajtues.

Tek fëmijët me leucemi nivelet e antioksidantëve bien dhe ky është një efekt anësor i kimioterapisë. Prandaj është e nevojshme që dieta e pacientëve me kancer të përmbajë sasi të mjaftueshme antioksidantësh. Studimi 6-mujor me 103 fëmijë me leucemi akute limfoblastike (ALL)- kanceri më i shpeshtë tek fëmijët, përfshiu trajtimin e tyre me këto antioksidantë: Vitaminë E, karotenoide, beta-caroten dhe vitaminë A.

Gjithashtu, studimi përfshiu konsum më të madh të vitaminës C, që duket se ul efektet anësore të terapisë dhe shkurton kohën e qëndrimit në spital. Në mënyrë të ngjashme, rreziku i infeksionit dhe efektet anësore të kemioterapisë u ulën ndjeshëm nga Vitamina C, E dhe beta-caroten në dozë të rritur. Disa fajtorë të leucemisë mund të mos i keni në dorë, si p.sh gjeni. Por ka rrethana të tjera që mund të kontrollohen.

Studimet kanë evidentuar si një shkak të qartë të leucemisë, ekspozimin ndaj ndotjes. Jetesa pranë një stacioni karburanti mund të katërfishojë rrezikun për leucemi akute tek fëmijët.

Shkencëtarët francezë që kryen një studim në më shumë se 500 foshnja, gjetën se një fëmijë me shtëpi pranë një pike karburanti ose riparim-automjeti kishte katër herë më shumë gjasa për të zhvilluar leucemi, se një fëmijë që jetonte më larg.

Prevalenca e leucemisë së fëmijërisë është 4 në çdo 100.000 fëmijë, por ajo është lloji më i zakonshëm i kancerit të fëmijërisë në vendet e zhvilluara. Linjat e energjisë mund të shkaktojnë një rritje të vogël për leucemi të fëmijërisë, por të jetosh pranë një linje të tensionit të lartë, rreziku është dyfish.

Ndërkohë, infeksioni i nënës me Helicobacter pylor – bakteri që shkakton ulcerat në stomak, sjell një lloj rreziku për leucemi tek pasardhësit. Ushqimet me pesticide që konsumon një grua shtatzënë, apo përdorimi i insekticideve në shtëpi prej saj, sjellin rrezik të dyfishuar. Studiuesit thonë se riskues është edhe gripi, pneumonia apo një infeksion seksual rreth kohës së shtatzënisë.

Por sidomos fëmijët që jetojnë pranë kullave apo antenave transmetuese të radiovalëve, kanë rrezik të dukshëm për leucemi, sipas ‘American Journal of Epidemiologjia’,1 gusht 2007. Sidomos nën 200 metra largësi, rreziku është më i qartë.

NEW MEDICAL
Teksas, sukses me plazmën ‘e ftohtë’ kundër leuçemisë
Dr. Magesh Thiyagarajan, drejtor i plazmës Inxhinierike dhe një As.Profesor i Inxhinierisë në Teksas ka gjetur një mënyrë për të vrarë me efikasitet qelizat e leucemisë duke i trajtuar ato me “plazmë të ftohtë.”

Ky është një trajtim që jo vetëm që do të zgjasë jetën, por edhe më pak traumatik për pacientët me kancer, se sa trajtimet aktuale”. Dr. Margesh thotë se kur drejton një rreze drite që quhet ‘plazma ftohtë’ në qelizat e kancerit, ajo që ndodh është e pabesueshme.

Brenda 24 orëve kemi filluar të shohim shkatërrimin e mbi 90% të qelizave të kancerit. “Plazma e ftohtë” bën që qelizat e kancerit të vetëshkatërrohen, pa i dëmtuar qelizat e shëndetshme”, tha Dr. Thiyagarajan i cili ndihet entuziast sepse siç thotë, leuçemia është më e vështirë për t’u shëruar dhe ka nevojë për metodat më të mira.
Studimi për çajin jeshil dhe boronicën

Mjekët në Klinikën Mayo në Rochester, Minnesota gjetën se nga katër pacientë që filluan të pinë çaj jeshil ose ekstrakt çaji jeshil, tre prej tyre treguan përmirësime të qarta. Pacientët, të gjithë me leuçemi kronike CLL, një formë e leucemisë që zakonisht shfaqet pas mes-moshës dhe zhvillohet ngadalë.

Është interesante, sipas Dr. Shanafelt, se një përbërës në çajin jeshil, i njohur si EGCG, ishte në gjendje për të vrarë qelizat e kancerit. Studimi u sponsorizua nga Instituti Kombëtar i Kancerit. Përveç çajit jeshil, studime të tjera kanë treguar se flavonoidet që përmbajnë bimët, shkaktojnë vetëvrasjen e qelizave të kancerit. Eksperimenti me flavonoidet e boronicës ka dhënë shpresë.

Exit mobile version