Si u blenë masivisht votat edhe në Komunën Tërbuf

Bandat e PS blenë masivisht votat edhe në Komunën Tërbuf në zgjedhjet e 25 qershorit. Blerja e votave u denoncua me forcë nga kordinatori i Komunës Tërbuf, Shkëlqim Ziu, por ai u kërcënua me jetë nga trafikantët e drogës. Të shtunën një ditë para zgjedhjeve, u blenë 15 nga komisonerët. E diela ishte turpi i zgjedhjeve, kur shitblerja ishte e pa shmangshme.
Pasi kishin planifikuar më së miri blerjen e votave, Xhovi Skënderi sëbashku me Altin Dushin bënin presion te votusit për të mos votuar Partinë Demokratike. Ndëryrja e kordinatorit Shkëlqim Ziu bëri që personat në fjalë ta godisnin me mjete të forta, gjë që solli bllokimin e zgjedhjeve për 2 orë. Kërcënimi dhe dhuna ndodhi në prezencë të deputetit të PS, Erion Braçe dhe mes kërcënimeve operacioni blerjes së votave vazhdoi pa u shqetësuar.
Kjo ishte një nga shumë zonat e Lushnjës ku lekët e drogës bënë kërdinë. Trafikantët e drogës dhe bandat e PS bënë atë që vullneti i popullit të deformohej. Njerëzit e inkiminuar dhunuan dhe vazhduan kërcënimet me jetë ndaj kordinatorit Shkëlqim Ziu gjatë gjithë kohës ditën e zgjedhjeve. Ky është raliteti shqiptar.

Exit mobile version