Silvinjo “fiton” Ardian Ismajlin, mbrojtja kuqezi është… blind

Empoli ka pësuar një humbje të ngushtë 2–1 ndaj Fiorentinës në kuadër të javës së Serisë A, në një përballje ku vëmendja u përqendrua edhe te rikthimi i mbrojtësit shqiptar, Ardian Ismajli.

Pas disa javësh mungesë për shkak të një dëmtimi muskulor, Ismajli u kthye në fushë, duke sjellë një lajm të mirë për trajnerin e Shqipërisë, Silvinjo, në prag të grumbullimeve për ndeshjet e radhës të Kombëtares. Kujtojmë që ai nuk ishte i disponueshëm për Shqipërinë për shkak të një dëmtimi që pësoi gjatë seancave stërvitore.

Ndërkohë, Ismajli ka qenë në qendër të vëmendjes edhe në merkaton e dimrit dhe në përfundim të këtij sezoni, del një lojtar i lirë. Sipas burimeve nga Italia, janë disa klube, të cilat kërkojnë të firmosur me mbrojtësin dhe tashmë nuk do të kenë një shifër për të paguar.

MBROJTJA- Me rikthimin e Ismajlit, reparti i mbrojtjes kuqezi është i kompletuar. Deri tani, nuk ka asnjë shqetësim dhe Silvinjo do të ketë shumë zgjedhje në dy ndeshjet e qershorit kundër Serbisë dhe Letonisë. Për të në dispozicion janë: Gjimshiti, Kumbulla, Ajeti, Mihaj dhe së fundmi edhe Ismajli.

Exit mobile version