Skandal! Maturantes ekselente nuk i jepet asnjë degë studimi, reagimi fortë i Berishës

Një maturante e shkëlqyer me mesataren 9.5, ka provuar zhgënjimin dhe tronditjen më të thellë të jetës së saj kur nuk e ka parë veten fituese të asnjërës prej degëve që ka aplikuar për t’u regjistruar në Universitet. Nxënësja në fjalë ndërkohë duhej të ishte renditur tek “Ekselentët” dhe të regjistrohej automatikisht në degën kryesore të preferuar, Mjekësinë.

Mirëpo prindi i saj thotë se, ajo nuk mund të studiojë as për infermieri! Ish-kryeministri Sali Berisha e ka denoncuar këtë rast në emër të prindit të shqetësuar me këtë akuzë për qeverinë dhe reformat e saj të universiteteve.

Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha

Mashtrimi i radhes per ekselencat i Edvin Kristaq Genjeshtres!

Lexoni mesazhin e prindit dixhital. sb

Zoti Berisha ju uroj shendet jam nje prind qe kam vajzen dhe ka aplikuar per shkoll te lart ne shtet per mjeksi vajza eshte me mesatare 9.51dhe nga dhjet lend qe aplikoi nuk i kadal asnje madje as per infermjeri kjo ja veten per vajzen time por edhe shoqet e saj kan te njejten problem nderko vet kryrministri Rama ka thene qe cdo student me mesataren 9.5 do te futen tek ekselenca ju faleminderit anonim te lutem

Exit mobile version