Perëndimi në ofensivë…

Nga Red VARAKU

Ashtu si çdo reagim perëndimor, edhe raporti i fundit i ODIHR-it mbi zgjedhjet lokale shqiptare mbërriti në sinkron të plotë me vizitën e drejtorit të DASH dhe deklaratës së fortë të Gjermanisë për humbjen e shansit për hapjen e negociatave.

Edhe më naivët e kuptojnë që kjo ka qenë e qëllimshme prej autorëve të raportit apo shefave të tyre politikë. Ashtu siç ka qenë e qëllimshme dalja e përgjimeve pikërisht në 28 Janar të këtij viti nga Zëri i Amerikës, e cila pasoi me djegjen e mandateve dhe me një stinë protestash ndër më masivet dhe konsekuentet e këtyre 30 viteve.

Ashtu siç ka qenë e qëllimshme dhe dalja e përgjimeve nga BILD, dmth nga Gjermania, e cila konsiderohet faktori më i rëndësishëm i stabilitetit politik, jo vetëm në Ballkan, por në të gjithë botën.

Ashtu siç ka qenë e paimagjjinueshme që diktatoruci Rama do të ndërmerrte hapin vetëvrasës të zgjedhjeve lokale pa Opozitën.

Tashmë gjithçka është e qartë. Operacioni për largimin e Ramës, përkundër pretendimeve dhe spekulimeve të tij, ka pasur dhe ka një mbështetje absolute ndërkombëtare nga Brukseli në Washington.

Pasojat e Raportit Përfundimtar të OSBE/ODHIR do të rikonfirmojnë këtë qëndrim të partnerëve mbi qeverinë shqiptare. Ky Raport do të përcaktojë qëndrimin e Washingtonit dhe Bashkimit Europian për hapat e mëtejshëm, që duhet të hidhen për zgjidhjen e kësa krize të rëndë.

Në fakt ky qëndrim hodhi hije serioze mbi këto zgjedhje, që në raportin paraprak në fillim të Korrikut, duke i konsideruar si monopartiake dhe që dëmtojnë interesin e qytetarëve.

Ndërsa Raporti Përfundimtar i OSBE/ODHIR në thelb i rrëzon dhe delegjitimon zgjedhjet e 30 Qershorit. Ky raport ishte një skaner, i cili thjesht dhe vetëm e përkeqësoi imazhin dhe nxori në dritë, jo vetëm problemet e zgjedhjeve, por edhe problemet e rēnda të demokracisë shqiptare . Ajo nxorri në pah arrogancën dhe barbarinë e dhunuesve dhe nevojën për një ndërhyrje radikale për të shpëtuar demokracinë.

Raporti përfundimtar i OSBE/ ODHIR, nuk rrëzoi vetëm 30 Qershorin, por mbi të gjitha rrëzoi të gjitha spekullimet se regjimi i Ramës gëzon mbështetjen e Perëndimit.

Pas publikimit të këtij raporti pritet të dalë ajo që është më e rëndësishme: qëndrimi politik i SHBA dhe BE për Shqipërinë. Një qëndrim që pritet të jetë shumë i rëndë dhe do të bjerë si varrè mbi fytyrën e kësa qeverie.

Por, mbi të gjitha ky Raport është i rëndësishëm, sepse do të përcaktojë, për pasojë, dhe ritmet e integrimit të vendit, në rast se Rama nuk dorëhiqet menjëherë për t’i hapur rrugë një qeverie tranzitore dhe zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Exit mobile version