Skandal me dosjen 184/ Rama urdhëron mbylljen e hetimeve për Pjerin Ndreun, Gjiknurin e Ulsiun

Hetimet për dosjen 184, në të cilën zbardhet e gjithë skema e manipulimit të zgjedhjeve në Dibër po shkojnë drejt mbylljes me urdhër të Ramës.

Prokuroria e Krimeve të Rënda, e drejtuar nga Donika Prela, ka shpallur moskopetencë lidhur me dosjen në fjalë, e cila ishte në duart e prokurorit Klodian Braho.

Pas shpalljes së moskopetencës, çështja i ka kaluar prokurorisë së Dibrës, në të cilën duhet të caktohet prokurori apo grupi i prokurorëve që do të hetojnë një prej çështjeve më të rënda të viteve të fundit.

Prokuroria e Dibrës drejtohet nga Esmeralda Keshi (Cami), e cila është në konflikt të hapur interesi me çështjen në fjalë, pasi një nga personat e kapur në përgjime është Arben Keshi, i afërm me bashkëshortin e prokurores së Dibrës.

Dosja 184, e publikuar nga BILD, e cila zbulon skemën e manipulimit të votave dhe ku rezultojnë të përfshirë Damian Gjiknuri, Pjerin Ndreu, Ulsi Manja, Xhemal Qefalia, Saimir Tahiri, Ymer Lala, Sali Skura, Robert Aga, Arben Keshi, deputetë, ministra, drejtues policie dhe institucioneve vendore apo persona me precedent kriminalë.

Të gjithë këto emra janë kapur në përgjimet e prokurorisë, të angazhuar në fushatën për zgjedhjet e pjesshme vendore (për kryebashkiak të Dibrës) duke komunikuar me persona me precedent penalë, por jo vetëm, duke ushtruar presione ndaj pjesës së administratës dhe votuesve, për të mbështetur kandidatin e Rilindjes në këtë bashki.

Duket se lëvizja e dosjes nga Krimet e Rënda te Prokuroria e Dibrës ka vetëm një qëllim, mbylljen e çështjes, për të cilën opozita ka insistuar dhe kërkon përballjen me drejtësinë të gjithë personave të përfshirë në masakrën e votave.

banda pergjime

Exit mobile version