Skandal, në vend të shpërblimit i dhanë një dekoder dixhital

Jeton në Gramsh. Është e kërrusur nga jeta me një sëmundje që i ka marrë një pjesë të kujtesës. Në shtëpi e presin 4 persona, të cilët i kanë sytë nga asistenca e saj. Burri vuan nga një sëmundje e shtyllës kurrizore e megjithatë detyrohet të dalë e të mbledhë shkarpa për t’u ngrohur apo pleh për ta shitur, për të blerë një bukë më shumë.
I thanë të shkojë e të marrë një shpërblim për Vitin e Ri dhe u gëzua shumë. Rrugës mendonte se do të mund të blinte diçka për të shtruar tavolinën e fundvitit. Pak djathë, ca fruta, ndonjë pulë ndoshta që ta bënte me oriz. Mbase edhe 1 ose dy birra. Të festonin njëherë edhe ata.
Kur mbërriti të zyra e asistencës, mbas radhës së gjatë i dhanë një kuti dhe një kartolinë.
– Çfarë është kjo?
– Është dekoder dixhital, Fatose. Të shohësh televizor.
– Po unë nuk kam televizor në shtëpi. Ç’të bëj unë me këtë?
– Po shite, di unë. Ose bli televizor. Hajde gëzuar!
– Gëzuar, gëzuar.
Doli jashtë dhe e pa edhe njëherë kutinë. Pa dikë te rruga dhe e ndaloi.
– Më fal, a do të blesh një kuti? Dua vetëm pak djathë, një pulë, ca fruta dhe… ndonjë birrë???
Jo nënë, faleminderit!!!

Artikulli paraprakKapet në Itali gomonia me 3.5 kuintalë drogë nga Shqipëria
Artikulli tjetërSi funksionon Perandoria e “Mjeshtrit të kukullave”