Skandal! Policia arreston gazetarin pse po filmonte dëgjesën publike të Veliajt

Dhunohet dhe shoqërohet në polici gazetari i njohur Artur Çani. Gjithçka ka ndodhur pasditen e sotme, ndërsa gazetari ka nisur të filmojë një dëgjesë publike të kryebashkiakut Erjon Veliaj në bibliotekën te Liqeni Artificial.

Gazetari Çani ka rrëfyer momentet që më pas shkaktuan shoqërimin e tij në polici, nga punonjës të Policisë së Shtetit që tashmë kanë nisur të përdoren edhe nga Erjon Veliaj.

Gazetari Çani ka qenë duke vrapuar te Liqeni, kur ka parë një dëgjesë publike të thirrur nga kryebashkiaku në detyrë. Ai ka ndaluar dhe me celularin e tij ka nisur të filmojë takimin, që siç duket ka qenë i kontrolluar deri në detaje nga civilët, truprojat dhe personat e tjerë që qëndrojnë pranë Lali Erit.

Megjithëse i është prezantuar si gazetar, truprojat e Veliajt dhe civilët e pranishëm, nuk e kanë lejuar.

Gazetari ka treguar se ishin 10-15 civilë, truproja të Erjon Veliajt, që kanë nisur ta shtyjnë, ndërsa pak momente më pas kanë shkuar edhe efektivë të Policisë së Shtetit.

Këta të fundit kanë bërë edhe shoqërimin e gazetarit drejt komisariatit nr.1 të policisë. Çanit i është thënë se ka një denoncim ndaj tij, ndërsa gazetari ka shkuar me punonjësit e policisë, por në komisariatin nr 1, i është thënë se nuk ka pasur asnjë lloj denoncimi ndaj tij.

Kjo nuk është hera e parë që policia përdoret nga malavita e politikës dhe e krimit të organizuar.

Referuar asaj që ka ndodhur, policia e urdhëruar në këtë rast nga Lali Eri ka shkuar dhe ka shoqëruar gazetarin, madje duke e gënjyer se ndaj tij ka një denoncim, pasi nuk ka pasur asnjë arsye tjetër për t’a shoqëruar.

Thjesht Lali Eri dhe stafi i tij ka gjetur mënyrën sesi të largojë gazetarin nga dëgjesa publike, dhe në këtë rast ka zgjedhur të përdorë punonjësit me uniformë.

Kjo provohet nga fakti se gazetari Çani është shoqëruar prej policisë me një shkak, i cili nuk ka rezultuar i vërtetë, çka do të thotë se ata punonjës që morën përsipër largimin e tij nga vendi ku Lali Eri zhvillonte takimin, thjesht kishin zbatuar një urdhër të Veliajt.

Gazetari zotëron filmime dhe foto nga momentet kur truprojat dhe civilët që shoqërojnë Lali Erin në dëgjesat publike e kanë shtyrë dhe dhunuar.

Ky është një tjetër rast i paprecedentë kur Erjon Veliaj po instalon diktaturën e tij, duke penguar gazetarët qoftë edhe të ndjekin takimet publike.

Siç duket Lali Eri i druhet të vërtetës, i druhet që në takimet e tij, të jenë pjesëmarrës qytetarë, qofshin këto edhe gazetarë me profesion, që nuk kontrollohen ose nuk janë përzgjedhur prej tij.

Mungesa e lirisë së medias, dhuna ndaj qytetarëve dhe krimi i organizuar kanë qenë motoja e qeverisë rilindase gjatë këtyre viteve.

Prej 6 vitesh i ofrojnë shqiptarëve dhe mediave ‘ushqimin’ që duan ata, dhe kanë luftuar pamëshirë çdo gazetar dhe media të lirë të këtij vendi.

Ndërkohë që ditën e sotme, policia e Veliajt dhe ajo e Lleshit, kanë ndaluar gazetarit Artur Çani që të kryejë detyrën e tij dhe të përçojë tek qytetarët fytyrën e vërtetë të rilindjes dhe lali Erit.

Gazetari Çani u ndalua nga policia e Veliajt fillimisht dhe më pas nga ajo e Lleshit, vetëm pse nxorri telefonin dhe po filmonte ‘shoën’ e radhës së Lalit tek kodrat e Liqenit artificial.

Siç dëgjohet edhe në videon e mëposhtme, efektivët e Policisë së shtetit, nuk janë në gjendje t’i japin asnjë lloj shpjegimi gazetarit Çani ndërsa ai i pyet se përse e ndaluan dhe pse nuk duhet të filmojë.

Në video policët deklarojnë se janë në krye të detyrës, ndërkohë që i mohojnë të kryejë detyrën  në gazetari.

Ndërkohë policët dëgjohen gjatë gjithë kohës që të flasin në telefon me eprorin e tyre, ku i komunikojnë ngjarjen.

Por mesa duket edhe eprori i tyre, pak njohuri ka mbi ligjin dhe lirinë e medias, pasi edhe pse policët i thonë gjatë gjithë kohës që personi i ndalur është prezantuar si gazetar dhe ka qenë duke filmuar një aktivitet të Lalit, ai nuk merr asnjë vendim, apo të urdhëronte efektivët që të linin të lirë gazetarin Çani.

Ndërkohë që edhe në protestën e fundit të opozitës u ushtrua dhunë ndaj gazetarëve, lidhur me këtë ngjarje reaguan edhe organizatat ndërkombëtare të media së lirë, të cilët dënuan ashpër sjelljen e policisë.

Pra përfundimisht në Shqipëri De Facto është instaluar diktatura, pasi edhe mjeti i fundit që kishin në dorë shqiptarët fjala e lirë, tani dënohet nga policia dhe Rilindasit, edhe pse jo ende me ligj.

Screenshot 10 18

Exit mobile version