Deputeti i PS, Taulant Balla ka aksidentuar rëndë me makinë një shtetas në Elbasan. I plagosuri ndodhet në rrezik për jetën.
Menjëherë pas aksidentit, Balla është kujdesur për të fshirë gjurmët e krimit. Ai ka bërë foto të personit të plagosur në rrugë dhe ka parositur mediat e qeverisë që ta japin lajmin sikur ai po i jep ndihmën e parë të plagosurit të aksidentuar jo nga makina e tij. Mediat e Ramës e kanë paraqitur Ballën nga një vrasës në hero duke shkruar se Balla arriti deri aty sa kur të plagosurin ndaloi makinën për ti dhënë ndihmën e parë. Edhe policia ka heshtur dhe ka mbulur të vërtetën e kësaj ngjarje. Aksidentet janë të rënda dhe ato mund ti ndodhin kujtdo, por përpjekja e Ballës për të fshirë gjurmët e aksidentit dhe përgjegjsisë dhe për të manipuluar të vërtetën e bën aktin kriminal.
Një qytetar dëshmitar në ngjarje ka rrëfyer të vërtetën risha.
Ai është tranpsortuar me urgjencë në spital. Denoncimi është bërë nga një qytetar, i cili i është drejtuar me një mesazh ish-Kryeministrit Berisha.
“Taulant Balla aksidenton qytetarin!
Çunat e krimit po bejne gjithçka te fshijne krimin!”, shkruan Berisha.
“Pershendetje doktor …
Para pak minutash deputeti Taulant Blla eshte perfshire ne nje aksident rrugor ne unazen e Elbasanit. Te gjith zagaret e ketij pushteti nuk u interesuan per te plagosurin por po turren me vrap per te rregulluar cdo dokument qe zotnia Balla te dali i pafajshem, mediat mashtrojne publikun sikur Balla ndihmon viktimen e tjetrit turp, turp”, shkruan qytetari.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16.30 të ditës së sotme në unazën jugore të qytetit të Elbasant.
Balla ishte duke udhëtuar me automjetin e tij ka aksidentuar një shtetas rreth 65 vjeç duke e përplasur me makinë. Qytetari i aksidentuar është transportuar me shpejtësi në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Mediat pranë qeverisë u munduan ta parqesin Ballën sikur i dha ndihmë një personi që e gjeti të aksidentuar në rrugë.