SKANDALI/ 300 mijë euro të qytetarëve shkojnë për formularët e Këshillimit Kombëtar

Shpërndarja e pyetësorëve dhe reklama për procesin e ashtuquajtur Këshillim Kombëtar i kryeministrit Edi Rama, do t’ju kushtojë shqiptarëve rreth 360 milionë lekë (afërsisht 300 mijë euro). Ajo e cila po bën shpërndarjen e tyre është në banesat e qytetarëve shqiptarë është Posta Shqiptare. Kjo e fundit do të harxhojë 30 milionë lekë për shtypjen e pyetësorëve, për zarfe dhe prodhimin e materialeve raklamuese. Posta ka filluar procedurat e tenderimit.

Nga ana tjetër, Agjencia e Bashkëqeverisjes në Kryeministri pritet të harxhojë 4 milionë lekë të tjera për shtypjen e materialeve promovuese për nxitjen e qytetarëve që të plotësojnë pyetësorin. Agjencia ka shpallur procedurën e prokurimit për këtë qëllim.

Këto kosto nuk përfshijnë shpenzimet e deritanishme për shtypjen dhe shpërndarjen e mbi 100 mijë pyetësorëve, kryesisht në qytetin e Tiranës.

Këshillimi Kombëtar është një nismë e marrë nga Qeveria dhe e prezantuar nga vetë kryeministri Edi Rama. Kreu i qeverisë kërkon të marrë mendimin e qytetarëve për disa çështje të rëndësishme të politikave publike. Mendimi merret me anë të një pyetësori me 12 çështje, që kanë të bëjnë me ekonominë, punën, familjen, drejtësinë, luftën kundër kriminalitetit, apo procesin e integrimit evropian të vendit.auto dokumenti1 696x5111644356701 1

Exit mobile version