Donacioni i 80 mijë USD në fletoren zyrtare të avokatëve në Uashington

Banori i qytetit Paramus në New Jersey, i cili është një shofer limuzine në Bergen County, i quajtur Bilal Shehu, ka pranuar se ka bërë ilegalisht kalimin – dhuratë, 80.000 dollarë, të marra nga lideri i Partisë Socialiste të Shqipërisë për fushatën e rizgjedhjes së Presidentit Barak Obama, më 5 tetor 2012.
LawNews, fletorja zyrtare e Avokatëve në Washington DC – SHBA shkruan se, shtetasi amerikan nga New Jersey, Bilal Shehu pranoi se “duke i dhënë para fushatës së Presidentit Obama më 2012, ato janë siguruar nga burime të huaja dhe të paligjshme”. Shehu ka pranuar se ka bërë ilegalisht kalimin dhuratë të 80.000 dollarëve.
48-vjeçari, me dy shtetësi nga Shqipëria dhe shtetas amerikan, shkruan fletorja zyrtare e avokatëve LawNews, u deklarua fajtor të mërkurën nga një gjykatë federale, për një veprim të kryer me vetëdije dhe qëllimisht, duke dhënë kontribute me para të marrë nga burime të huaja dhe duke i futur ato në donacionet e fushatës presidenciale në Shtetet e Bashkuara.
Po sipas kësaj fletore zyrtare bëhet me dije se: “Shtetasi Bilal Shehu, po përballet me një dënim që mund të shkojë deri në pesë vjet burg dhe kundrejt një pagese gjobë, me vlerë deri në 250.000 dollarë amerikanë, kur ai do të marrë edhe dënim në gjyqin përfundimtar më 5 tetor 2016.
Po sipas LawNews thuhet se, prokurorët federalë thonë se Shehu në vitin 2012 bleu një biletë për fushatën e fondeve të Presidentit Obama, për vete dhe gruan e tij (Edi Rama në atë mbrëmje) për një fushatë për rritjen e fondeve, në San Francisko.
Shehu, megjithëse, me vetëdije e “falsifikoi” biletën në emër të tij dhe gruas, tha se ai ishte “penduar”. Ai ka treguar se si i mori paratë nga Edi Rama, i cili tani është Kryeministër i vendit më të varfër të Evropës Juglindore, shkruajnë gazetat e New Jersey-t, duke shtuar dhe se si ai e futi Ramën në biletën e fushatës së Presidentit Obama në San Francisko, për të marrë një fotografi me Presidentin Obama.
Një gazetar i një radioje lokale në New Jersey, Sergio Bichao, shkroi në median sociale  se, “Edhe, pse Kryeministrit të Shqipërisë zotit Rama i është mohuar hyrja në çdo fushatë, në SHBA, unë kam arritur të gjej një foto të takimit të Ramës me Obamën, duke qeshur në Shtëpinë e Bardhë, dy muaj më parë”.
Gazetat amerikane thonë se Rama, e përdori foton me Obamën, atëherë si një material propagandistik të fushatës në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 në Shqipëri. Gjithashtu, po sipas shtypit amerikan, një vit më vonë, Partia Socialiste, fitoi shumicën e vendeve në Parlament dhe Edi Rama u bë Kryeministër i Shqipërisë.
Marrëveshja mbi pranimin e fajësisë, nga ana e shtetasit Bilal Shehu, ishte rastësisht në të njëjtën ditë, kur grupe federale monitoruese të zgjedhjeve në SHBA, i parashtruan ankesë Komisionit Federal Zgjedhor, duke e akuzuar fushatën e Donald Trump tani për nxitjen e kontributeve nga zyrtarët politikë të jashtëm në Islandë, Skoci, Britani dhe Australi, përmes internetit.
Fotografia Obama–Rama e bërë në San Francisko gjatë fushatës presidenciale 2012 kishte mbërritur në dyert e Kongresit amerikan dhe zyrën e prokurorit të Përgjithshëm të Shteteve të Bashkuara, Eric Holder dhe Komisionit Federal të Zgjedhjeve.
Mbas zbulimit të fondeve të fshehta të fushatës presidenciale, në SHBA, më tetor 2012, qëndronte fotografia “80 mijë dollarëshe”, e bërë publike nga gazeta republikane online “The daily callers”, e cila kishte marrë edhe një letër të kongresistit republikan të Kalifornisë, Dana Rohrabacher, kryetar i nënkomisionit për Evropën dhe Euroazinë në Komisionin e Çështjeve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, i cili tërhoqi vëmendjen për blerjen e dy biletave nga 40 mijë dollarë, secila për pjesëmarrje në aktivitetin e Presidentit Obama për grumbullim fondesh në San Francisko më 12 tetor 2012, nga Edi Rama.
Pra, një shtetasi të huaj si zoti Rama, shkruante më tej ligjvënësi në letrën drejtuar autoriteteve amerikane, të cilët nga çdo vend qofshin jashtë SHBA, e kanë të ndaluar të kontribuojnë në fushatat zgjedhore amerikane.
Ndërkohë, lidhur me këtë çështje një avokat i njohur në Amerikë thotë se, “nëse Rama, gjendet fajtor për shkelje të ligjeve amerikane, atij mund t’i ndalohet hyrja në pjesëmarrjen gjatë fushatave elektorale në SHBA, për 10 vjet, mbasi ai ka abuzuar me vizën e marrë nga ambasada amerikane në Tiranë, me fushatën e kandidatit për President të SHBA, duke paguar para gjatë një fushate amerikane, për të bërë propagandë në vendin e tij”.
Kjo është konfirmuar edhe nga një gazetar i një radioje lokale në New Jersey, Sergio Bichao, i cili shkroi në median sociale Twitter se, “Edhe pse Kryeministrit të Shqipërisë zotit Rama, i është mohuar hyrja në çdo fushatë, në SHBA, unë kam arritur të gjej një foto të takimit Rama me Obamën, duke u takuar dhe qeshur në Shtëpinë e Bardhë, dy muaj më parë”, shkruan ai.

Beqir SINA

Exit mobile version