S’ndalet trafiku i drogës, 29 kg heroinë nga Shqipëria në Greqi

Rreth 29 kilogramë heroinë u sekuestruan nga policia në Greqi, ndërsa në pranga përfunduar 3 persona, 2 prej të cilëve shqiptarë. Sipas mediave helene, hetimet intensive çuan në shkatërrimin e një rrjeti të specializuar për importimin dhe trafikimin e drogës, duke identifikuar e arrestuar anëtarët e saj.
Në pranga përfunduan dy shqiptarë të moshës 32 dhe 34 vjeç. Në pranga ka rënë dhe një shtetase greke, mikesha e njërit prej shqiptarëve të arrestuar, me moshë 32 vjeç, që gjithashtu akuzohet njëri prej krerëve të grupit të trafikantëve.
Operacioni i zhvilluar nga policia e Athinës dhe Selanikut çoi në sekuestrimin e një totali prej 59 pako heroinë, me peshë 28 kilogramë dhe 708.5 gramë, që u gjet e fshehur në tavernë. Autoritetet gjetën gjithashtu substanca përzierëse, rreth 4600 euro, telefona celularë, karta identiteti dhe patenta.
Në krye të këtij rrjeti mësohet se ishte 32-vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit, ashtu sikurse edhe të dy personave të tjerë të arrestuar nuk është bërë ende i ditur. Për 32-vjeçarin shqiptar dhe vajzën greke mësohet se ekzistonin urdhra arresti nga Prokuroria e Athinës, për akuzat e pjesëmarrjes në organizatë kriminale dhe trafik droge.
Droga u gjet në një tavernë në Kalyvia Thorikou, e cila përdorej si bazë për aktivitetin kriminal. Heroina, e cila sipas mediave greke vinte nga Shqipëria dhe Turqia dërgohej në këtë tavernë dhe më pas ripaketohej dhe përzihej me substanca të tjera.
Kontrollet në tavernën ku punonte njëri prej shqiptarëve u gjetën të fshehura në një vend të posaçëm 59 pako me heroinë, me peshë të përgjithshme 28,7 kilogramë. Ndërsa në shtëpinë ku 32-vjeçari bashkëjetonte me 29-vjeçaren greke, u gjetën 5,2 kilogramë nga një substancë që përdoret në përpunimin e heroinës.
Gjithashtu u gjetën dhe u sekuestruan një peshore precizioni elektronike, paketa me doza të gatshme heroine, 4.600 euro, 5 telefona celularë, dy letërnjoftime greke dhe një leje e drejtimit të mjetit gjithashtu greke, që dyshohet se janë të falsifikuara dhe përdoreshin për të mashtruar autoritetet. Në banesë u gjet dhe një tjetër shtetas shqiptar, i moshës 34 vjeç, që gjithashtu u arrestua.
Policia thotë se rrjeti importonte sasi heroine nga Shqipëria e Turqia dhe i trafikonte në tregun grek, pasi më përpara i përpunonte. Gjithashtu, gjatë verifikimeve rezultoi se ndaj 32-vjeçarit dhe shtetases greke ishin nxjerrë që më herët urdhra arresti nga Gjykata e Shkallës së Parë e Athinës, me akuza për drejtim dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale të trafikut të lëndëve narkotike.
Po ditën e djeshme policia greke sekustroi në afërsi të Janinës 234 kg marijuana të futur nga Shqipëria. Mësohet se droga po transportohej me automjet për në brendësi të tokës greke dhe u arrit të kapej nga policia në fshatin Vasiliko, Janinë. Burimet bëjnë të ditur se deri tani janë arrestuar 3 shqiptarë. Operacioni vazhdon ende nga policia greke.
Tre ditë më parë u kap në Greqi një sasi tjetër droge që vinte nga Shqipëria. Policia greke ka sekuestruar një sasi prej 113 kg e 449 gram marijuanë gjatë një operacioni. Sipas mediave greke, është ndjekur një automjet që vinte nga kufiri dhe është kapur në Kompoti, Artë. Gjatë kontrollit policia ka gjetur në makinë 84 pako me drogë.

Exit mobile version