Sondazhet e nxjerrin humbës Ramën në Vlorë, rilindasit në panik kërkojnë vota për kryetarin

Nga Genc DEROMEMAJ
Kryetar i PD Vlorë

Të kapur nga paniku i humbjes së sigurtë kandidatët e sektit të Rilindjes kanë filluar kërkojnë vota për Kryetarin e Sektit Rama.

Sondazhet më të fundit të kryera në Vlorë e nxjerrin humbës vendin e tetë ku është renditur Rama në listën e “Rilindasve”.

Të shpëtojmë Edi Ramën nga humbja dhe turpi i madh që po përgatisin për të Vlonjatët, është lutja nëpër takime e kandidatëve.

Ata janë gati të sakrifikohen për shefin e tyre sepse jo më kot dhe ai i ka zgjedhur të tillë, të përulur, të pa gojë e të pazotë para tij, ndaj dhe e kërkoi pa emra fletën e votimit, sepse ata janë thjesht numra për të.

Megjithë lutjet që do të shtohen edhe më shumë në ditët në vazhdim, Vlonjatët e kanë marrë vendimin e tyre për ta përzënë Ramën nga Vlora dhe KeqQeverisja.

Kush duron deri më #25Prill!
#Voto9
#ShqipëriaFit❤️n
#VloraFit❤️n

Exit mobile version