Spahiu: Kërcënimet e Berishës për gazetarët, një nga arsyet pse SHBA e shpalli NON-GRATA

Juristi Kreshnik Spahiu komentoi kërcënimet e Berishës ndaj gazetarëve lidhur me publikimin e dosjes Partizani.

Në ‘Frontline’ për Marsela Karapançon, Spahiu thekson se tani që dolën provat çfarë duan më shumë të mësojnë demokratët apo të tjerë pse Berisha u shpall non grata nga DASH.

Një nga arsyet e shpalljes non grata janë edhe kërcënimet ndaj institucioneve, si medias apo drejtësisë.

‘Kam 3 vjet që dëgjoj zërin e atyre që bëjnë avokatin e Berishës kundër vendimit të DASH duke thënë pse nuk jepen prova për Berishën. Kam një pyetje. Provat i konsiderojnë gjëra të ngurta, sende me kile? Një nga arsyet që DASH ka shpallur Bërishën non grata është presioni ndaj institucioneve të drejtësisë, medias, mjafton ta dëgjosh dje për të kuptuar për ti dhënë të drejtë vendimit të SHBA për shpalljen non grata. E bën se i funksionon. I ka funksionuar kërcënimi ndaj institucioneve dhe gazetarëve. 90% e gazetarëve o paguhen nga Berisha ose e kanë frikë Berishën. Të shohësh titujt e gazetarëve janë kundër qeverisë dhe pro Metës.

90% e paneleve kontrollohen nga Sali Berisha. Kur u publikuan akuzat panelet ishin sikur diskutohej për Nelson Mandelën. Në artikulimin e tij nuk thotë këta gazetarët që kanë manipuluar dosjen. E thotë drejtë mos publikoni dosjen. E konsideron goditje më të rënda. Në bashkëjetesën dhe martesën dhëndri është 50% bashkëpronar me nusen. Nuk janë pronat e një dhëndri të divorcuar, janë pronat e vajzës. Edhe sikur ta ketë ndihmuar Rama, e rëndon më shumë akuzën. Vlerën e provave ja jep gjykata, nëse e nxjerr t fajshëm ose jo. Edhe sikur ti ketë njohur të drejtën e pronës vajzës edhe sikur të mos ketë konflikt interesuar, ato 18 pallate janë ndërtuar gjatë regjimit të qeverisjes së Ramës. Një kryetar opozite ndërton pallate, ka më shumë pallate se Delijorgji. Ju mendoni se dhëndri qenka në këtë histori. Ka më shumë akuza se kryeministri.’
Më tej, Spahiu sqaroi se si do të vijojë procesi gjyqësor ndaj Berishës.

‘Çështje ende në hetim, ende po vijon. Berisha nuk është njohur ende me dosje në hetim. Do marri disa muaj hetimi. Pastaj do kalojë në shkallën e parë, disa muaj hetim dhe gjykim, pastaj në apel. Ju jap me garanci do zgjasi deri në 2027 me vendimin e formës së prerë. Nuk jam këtu për të thënë se është kryer një krim apo jo. Mund të ndodhi teorikisht që të marri pafajësi. Që të dënohet 3 vjet por i ka kryer gjatë arrestit në shtëpi. Si ka mundësi në 2024, dilet dhe kërcënohet gazetarët. Po të jetë në pushtet ky mor çfarë të bën? Në opozitë kërcënon. Si mund të shantazhosh prokurorët si organizatë kriminale, apo gazetarët. Si mund të kërcënosh drejtpërdrejtë në pozicionin që je? Ka njerëz që frikësohen. Janë materializuar me dhunë. E papranueshme kërcënimi për median.’

Exit mobile version